'Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë.' Bashkia e Kukësit platformë në rrjetet sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë

'Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë.' Bashkia e Kukësit platformë në rrjetet sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Bashkia e Kukësit vendos në dispozicion të familjeve kuksiane platformën virtuale në rrjetin social Facebook, “Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë". Kryetari i bashkisë Safet Gjici, njoftoi se bashkia përmes kësaj platforme ju vjen në ndihmë të gjithë familjeve që kanë nevojë për ushqime, medikamente apo nevoja të tjera gjatë situatës së emergjencës shëndetësore të koronavirusit.

"Mbi 40 familje i kemi ndihmuar, por është një ngarkesë shumë  e madhe dhe për këtë qëllim ne kemi hapur një grup në faqen e bashkisë mund të drejtohen dhe të shkruajnë të gjithë. Ndryshe është e pamundur, se dikush më shkruan në mesengerin privat, por është e pamundur t'i lexoj të gjithë. Do iu lutem shumë të gjithëve që të shkruajnë në këtë platformë se aty ka shumë njerëz që meren me këtë punë dh edo t'u ndihmojnë nëse e meritoni të ndihmoni."

Gjici ndër të tjera bëri të ditur edhe arsyet e krijimit të platformës. 

"Duke qenë se ka dhe abuzues që kërkojnë ndihma duhet ta dinë që nuk mund të përfitojnë të gjithë, por vetëm shtresat më në nevojë, kemi krijuar një platforme në facebook kush ka nevojë të shkruajë, por edhe të denoncojë dhe shohim çdo rast."

Sakaq gjatë prezantimit të platformës, përmes një video-mesazhi, Gjici drejtpërdrejt në linjë telefonike  bashkëbisedoi me kryefamiljarët për të dëgjuar nga vetë ata nëse ishin ndihmuar pas ankesave për mos marrje të ndihmave të drejtuar personalisht atij përmes mesazheve  dhe telefonatave në numri personal.


Lajmi kryesor:

Pamjet - Diell pas shiut, qytetarët mbushin rrugët, radhë pa distancë në banka (VËZHGIMI)


Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale