'Jam shefe e sektorit të krimeve', mashtrimi që përdorte 'oficerja' për të blerë çarçafë, rroba e bizhuteri me vlera dhjetëra mijëra euro/ Zbardhet skema

'Jam shefe e sektorit të krimeve', mashtrimi që përdorte 'oficerja' për të blerë çarçafë, rroba e bizhuteri me vlera dhjetëra mijëra euro/ Zbardhet skema

Elvira Lani

E pajisur me një kartë “Stop Krimit” që në dukje të jepte përshtypjen se kishe të bëje me një punonjëse policie, Elvira Lani, kishte krijuar të ngrinte një skemë mashtrimi duke “rrjepur” dyqane të ndryshëm në Tiranë.

Bizhuteri floriri që varionin nga 1 milion lekë deri në 1.5 milion, fustane, pallto e veshje të ndryshme për femra, çarçafët,  ishin në targetin e saj, ku pasi arrinte të merrte këto artikuj, Elvira Lani, u tregonte pronarëve të dyqaneve se drejtonte zyrën e hetimit të krimeve në Tiranë, ndaj që mos kishin merak për punën e lekëve.

“Shqiptarja.com”, zbardh të plotë skemat mashtruese të Elvira Lamit, e cila ka shkuar deri tek zëvendës drejtori i Hipotekës në Tiranë, për të ndërhyrë për një pronë dhe për këtë takim ka marrë 1 mijë euro. Një pronare butiku në Tiranë, ka treguar në polici se në muajin korrik të vitit 2020, ka rihapur një biznes të sajin privat, dyqan veshje e ndodhur në Tiranë. Elvira Lani, e ka mashtruar duke i marrë veshje për femra tek dyqani i saj dhe duke mos bërë pagesën në shumën 56,200 lekë të reja.

Denoncuesja ka treguar se Elvira Lani, i ka shkuar me një të njohurën e saj, e cila ka një dyqan ushqimor afër dyqanit të saj dhe atë ditë Elvira ka bërë blerje, duke i bërë edhe likuidimin e shumës. “...pas tre ditëve ka ardhur po përsëri vetëm e pashoqëruar me asnjë person tjetër, ku ka bërë përsëri blerje dhe pas tre diteve ka shkuar dhe ka bërë likujdimin e shumës. Gjatë muajit korrik Lani, i ka ardhur edhe dy-tre here të tjera duke i bërë blerje në shumën 610 euro, të cilën nuk e ka paguar në atë moment dhe ajo në mirëbesim, pasi dy herët e para ajo e ka bërë likuidimin në rregull, ka menduar që edhe këtë shumë prej 610 euro do t'ia shlyente.

Elvira, sa herë kur i ka shkuar në dyqan i është prezantuar që mos të kishte merak për lekët, pasi ajo i thoshte “...jam shefe në polici në sektorin e krimeve...”. Pas shumë e shumë debatesh që ka bërë në telefon me Elvirën, sërish kjo e fundit nuk i ka dhënë shumën e eurove. Në muajin maj të vitit 2020 shtetasja Elvira Lani ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër, ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparshme e dyqanit ekzistuese.

Po atë ditë ajo ka bërë disa porosi bizhuteri dhe i ka thënë Skerdit se do të vinte ti merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajit korrik Elvira ka shkuar tek e pashoqëruar me persona të tjerë dhe përveç porosisë së parë që kushtonte 40,000 leke, ajo mori dhe disa bizhuteri të tjera, duke shkuar e gjitha në total 150,000 leke.

Gjatë kohës që ai i ka bërë gati bizhuteritë ata kanë biseduar me njëri tjetrin dhe ajo i ka përmendur disa persona të njohur të tij, duke i thënë se pagesën do ta sillte në moment sa të zgjidhte një problem në bankë.

Duke krijuar një farë besimi tek Elvira, pasi ajo kishte qenë kliente tek dyqani i mëparshëm dhe duke përmendur edhe disa persona të njohur të kallëzuesit, ai i ka besuar dhe i ka thëne që të zgjidhte problemin e bankës dhe pastaj të sillte lekët. Madje një tregtari dyqani ku Elvira, kishte blerë bizhuteri të shtrenjta floriri, me vlerë 2.5 milion lekë, Elvira i ka thënë që mund ti linte edhe bezhin e policisë, duke i treguar një dokument policie me foton e saj, ku ishte e shkruar “Policia e Shtetit”, por denoncuesi ka treguar se nuk e ka marrë këtë dokument, pasi i duheshin lekët.

Datat kalonin dhe shuma asnjëherë nuk i është kthyer. Në momentin që Skerdi J., ka bërë një kërkim personal ndaj kësaj shtetaseje, i ka rezultuar që i gjithë informacioni që i kishte dhënë ishte i rremë. Ndërkohë në një episod tjetër mashtrimi, rezulton se Elvira Lani, ka pasur dhe me avokatin V. D. Rezulton se ky person njihet me Elvira Lamin që nga viti 2015. Ai i ka shkruar asaj në rrjetin social “Facebook”, për ta përshëndetur, si dhe më pas i ka kërkuar ndihmë për të gjetur numrin e kontaktit të një personi të cilin ajo e kishte mik në “Facebook”. Lani, kishte komunikime me këtë person, pasi i ka treguar mesazhet me “screenshoot” dhe ai i ka kërkuar një nder lidhur me një çështje, që ka ai si avokat dhe duke qenë se Elvira, kishte komunikim me këtë shtetas, i cili ishte drejtor te Hipoteka.

Më pas V. D., dhe Elvira kanë shkuar tek hipoteka, ku Elvira ka takuar në zyrë një zëvendësdrejtor. Kur ishin duke u kthyer nga Rinasi, Elvira i ka thënë që ajo donte si shpërblim një shumë prej 1000 Euro, dhe ai ia ka dhënë brenda ditës këtë shumë, nga ku 300 euro i kishte në makinë, 500 i ka marrë tek zyra, ndërsa 200 Euro, i ka tërhequr në bankë. Gjatë kësaj kohe Elvira, e ka pritur në një lokal, konkretisht, tek “Mulliri i Vjetër” te Ish-Stacioni i Trenit. Pasi ai ka vajtur në shtëpi, për interes ka kërkuar emrin e Elvirës në “Google”, nga ku ka lexuar disa artikuj, ku kjo grua akuzohej për mashtrim. Nga kjo situatë, V. D., i ka kërkuar kthimin e lekëve dhe në 5 nëntor 2020, Elvira, i ka çuar 50,000 lekë tek Ish-Hotel Tirana dhe i ka thënë që çështjen do ta mbylli dhe nuk kërkonte shpërblim shtesë. Të nesërmen Elvira, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se është pa bukë edhe donte 20,000 mijë lekë, por ai duke qenë se ka lexuar lajmet, nuk ka pranuar dhe i ka dhënë vetëm 5,000 lekë të reja, sa për të ngrënë bukë. Që nga ky moment avokati D., nuk ka pasur komunikime të tjera me të.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 16/11/2020 15:34

    Eshte mire qe ket ta FUSIN tek burgu I burrave besoj qe do te arrije te mashtroj ndonje......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri