'Janë ca kinse patriotë të mëdhenj', Rama reagon sërish për 'Xhakën': Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

'Janë ca kinse patriotë të mëdhenj', Rama reagon sërish për 'Xhakën': Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se nuk reagoi për fitoren e Zvicrës, ku dy protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në rrjet kanë qarkulluar dy foto në të cilat Rama ka uruar në vitin 2018 fitoren e Zvicrës dhe ka shprehur krenarinë Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Serbisë në Europian.

Teksa ka ndarë postimet e tij në 2018, Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.

Më herët, Rama sqaroi se nuk ka reaguar pasi s'ka dashur t'i përdorë dy futbollistët shqiptarë për politikë dhe të nxiste nacionalizma.

Postimi i Ramës në 2018

Postimi i Ramës në 2018

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Rama zbulon pse nuk reagoi për Xhakën dhe Shaqirin në përballjen me Serbinë

 

Të gjithëve u ka bërë përshtypje përse kryeministri Edi Rama nuk reagoi për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, kur protagonistë kanë qenë 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggj: 04/12/2022 23:13

    Filoserb.

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/12/2022 22:15

    Kujdesu për Vucicin ti se ske nevojë për shqiptarët se edhe ashtu shqiptarë nuk je qe besa

    Përgjigju
    • den: 05/12/2022 07:27

      Mire e ka Zvicra fitoi,dhe ka 24 lojtare qe dy jane me origjine shqiptare Ah te bejme feste se u mund serbia????Po shsiptaret kane shume armiq shekullore dhe festen ta bejne duke ecur perpara dhe duke i mundur direkt dhe jo te fshihen mbrapa gardhit dhe te festojne kur i mundin te tjeret

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut, sot zgjedhjet presidenciale, mes 7 kandidatëve edhe 2 shqiptarë, Bujar Osmani e Arben Taravari

Maqedoni e Veriut, sot zgjedhjet presidenciale, mes 7 kandidatëve edhe 2 shqiptarë, Bujar Osmani e Arben Taravari