Janë edhe më qesharakë seç i dinim

Janë edhe më qesharakë seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.

Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 10/07/2020 10:09

    Ka edhe nga ata qe nese s'jane vet ne krye , nese si gezojne vet , te gjitha te mirat , flaka le ti dale ngjer ne kulm . Nje problem sado i vogel qofte , ne grupin ku bejne pjese , gezimi i tyre harrin kulmin e kenaqesise por edhe te ligesise . Te kesh probleme , qoft edhe te krijosh probleme ne nje grup te caktuar ku ben pjese eshte normale , neqoftese nuk ka qellim keqdashes ; por ne rastin tone , i larguari me deshire, vetem se s'pati mundesine te zinte majen e shkalles , tash ben te presekutuarin .Zoteria nukse e priste qe disa deputet pseudo te djathte te bashkoheshin shumuces dhe te votojne reformen zgjedhore ; pra kishte nje bezim por tash plot hidherim , qe vazhdon ta corodit kete mllefazhi . E rendesishme eshte -per popullin - te kete nje bashkrendim midis forcave politike per ta cuar shoqerine perpara .Kushdo qe nukse mundet ta ndihmoje shoqerine , se paku mos i veni shkopinj nene rrota .

    Përgjigju
  • Deputeti qe bie ere pleh: 10/07/2020 08:25

    PD dhe LSI,(dy grupime hajdutesh, edhe PS keshtu eshte) jane identik si ai djali plangprishes qe u kthye i dhjere ne shtepi pasi i bene mutin parllamentit tani kane ardh me e lepi, ptuuuu fare e keqe kur do shuhen keta vampire qe po i pijne gjakun shqiptareve ?????. Kuvendi shqiptar duhet te kete vetem 50 deputete qe te kene tru dhe jo tallash ne koke si keta qe kemi prej 100 vjetesh qe nga parlamenti i fundit i vitit 1924. Duhet referendum qe te vendoset numri 50 deputete, por ska kush ta beje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit