Janë përfolur për romancë dhe dedikime këngësh, Majk fton publikisht Era Istrefin në 'takim romantik'

Janë përfolur për romancë dhe dedikime këngësh, Majk fton publikisht Era Istrefin në 'takim romantik'

Majk dhe Era Istrefi

Kohë më parë është përfolur gjatë në faqet rozë për reperin Majk dhe këngëtaren Era Istrefi. Nëse kthehemi pas në vitin 2016, Majk dhe Era Istrefi ishin kryefjalë e mediave rozë për një lidhje dashurie po edhe për këngën “BonBon.”

Dikur në media u përfol gjerë e gjatë për një konflikt mes tyre, ku shkak asokohe ishte kënga “Bon Bon”, të cilën do e publikonte Majk, por e mori Era.

Mbrëmjen e sotme, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku gjatë një loje ishte i vendosur para fotove të personazheve, ku duhet t’i qëllonte me armën me bojëra me ngjyra. Majk ka qëlluar dy herë Erën, shkruan Iconstyle.

Herën e parë, ai ka treguar se mendon që nëse do të realizonte një bashkëpunim me të, do të ishte shumë i suksesshëm dhe së dyti, teksa është pyetur, me cilën prej vajzave në tabelë do të dilte në një date (takim romantik), ai sërish ka qëlluar Erën.

Disa kohë më parë një fans e pyeti Majk nëse ka pasur një lidhje me këngëtaren Era Istrefi pasi më herët ka deklaruar se këngën “S’jena mo” ja ka dedikuar asaj.Reperi e ka kaluar situatën me plot humor, duke thënë se mes tij dhe Erës ka vetëm shoqëri.

“Me motrën e saj kam pas një bashkëpunim në të kaluarën. Ajo është nga Prishtina dhe unë nga Prishtina dhe njihemi nga rrethi i ngushtë. Njihemi prej kohësh, por shoqërisht”, u shpreh Majk.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap