Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike! I shtohen stacionit të ri në Kinostudio

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike! I shtohen stacionit të ri në Kinostudio

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori japonez, Takada Mitsuyuki

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë shumë stacionit Zjarrfikës të Njësisë 4, pasi mbulon edhe zonat periferike dhe rurale të qytetit. 

“Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj. Kemi kaluar disa sfida bashkë, si tërmeti dhe pandemia, por më kujtohen edhe vitet tona të para, kur punuam bashkë për të shmangur përmbytjet. Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia”, tha Veliaj. 

Ai tha se stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, prandaj mjetet ‘katër herë katër’ janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët. 

“Ajo që kemi mësuar nga miqtë tanë japonezë, është fokusi te jeta. Aseti më i madh i qytetit janë qytetarët. Qytet pa zjarrfikës kemi pasur edhe më përpara, por qytet pa njerëz nuk kemi pasur. Bashkëpunimi me Japoninë, kjo dhuratë bujare, që besoj se është vetëm fillimi, na dëshmon se miqtë njihen në ditë të vështira. Kur punët janë mirë, kur kemi festa, të gjithë duan bileta. Asnjë nuk kërkon biletë kur ka përmbytje, kur ka zjarr, kur ka tërmet dhe pandemi. Se në atë lloj shfaqje mendojnë se do merren vetëm ata që do rrezikojnë jetën. Edhe në ato lloj ditësh na duhen miqtë”, tha Veliaj. 

Ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen që Tirana i ka dhënë aktiviteteve japoneze gjatë gjithë kësaj kohe.

“Kryetari është mbështetës i fortë i aktiviteteve tona në Shqipëri. Jam shumë i nderuar që sot ne ju sigurojmë dy mjete zjarrfikëse. Kjo është hera e parë që sjellim mjete të tilla direkt nga Japonia në Shqipëri. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë të mbështesim zjarrfikësit dhe nivelin e jetës në bashkinë tuaj dhe bashkitë e tjera në Shqipëri. Faleminderit shumë kryetar që e pranuat mbështetjen tonë”, tha ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali Demagogu: 01/02/2023 19:57

    Po Rregulloje e Rikonstruktoje Njësinë Zjarrfikëse të Qytetit Studenti,se është si mos më keq me Eternit si kosh Plehrash!!??!! Pastaj këtu te Ing e Ndërtimit pse nuk e Zgjerojë Njësinë Zjarrfikëse,aty përballë , por po ndërton kulla 12 katëshe, Të shëmtuara e nga Amatorë dru me pre,pa arkitekturë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg