Java e hapur e vaksinimit për qytetarët +18-vjeç, Manastirliu apel: Kush nuk e ka kryer ende, të paraqitet pranë qendrës më të afërt të vaksinimit

Java e hapur e vaksinimit për qytetarët +18-vjeç, Manastirliu apel: Kush nuk e ka kryer ende, të paraqitet pranë qendrës më të afërt të vaksinimit

Foto nga procesi i vaksinimit

Në të gjithë vendin vijon java e hapur për vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 18 vjeç. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vaksinimi po ecën më ritme të mira por shton se është e nevojshme që të vaksinohen akoma më shumë qytetarë.

Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë qytetarët që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të marrë vaksinën.

“Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale. Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa në parë, me kartën e identitetit me vete, në qendrën më të afërt të vaksinimit”, shprehet Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu shprehet se qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes për të gjithë ata persona që duan të vaksinohen.

Java e hapur e vaksinimit ka nisur që të hënën dhe do të vijojë deri të dielën. Kjo është hera e dytë e javës së hapur të vaksinimit, ndërkohë që me herët Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinimet mbi 18 vjeç do të bëhen herë pas here.

Kujtojmë që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1,069,ë65 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit