Java kulturore e Izraelit, në Tiranë çelet ekspozita "Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, merr pjesë Kryeministri Rama

Në Tiranë ka nisur sot java kulturore të Izraelit, në kuadër të nismës “Shqipëria mikpret botën”. Aktiviteti i parë ishte "Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”, ekspozita e çelur në kuadër të kësaj jave, me një përmbledhje të 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

Ekspozitën e çelur e vizitoi sot, Kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shpjegoi se ekspozita ka udhëtuar në shumë vende të tjera botës, me mesazhe të qarta të paqes dhe bashkëjetesës.

“Të gjithë personazhet janë të lidhura me qytetin antik. Por ka një mesazh shumë shqiptar, atë të bashkëjetesës dhe kjo është një ekspozitë e cila ka udhëtuar edhe ne vende të tjera të botës dhe ne e falënderojmë artistin që në një kohë kaq të shkurtër që kur lëshuam thirrjen tonë për javën izraelite që t’i bashkohej me ekspozitën e tij. Ekspozita do të vazhdojë të udhëtojë edhe në vende të tjera të botës edhe artisti ka punuar për këtë ekspozitë mbi dhjetë vite, ka një eksperiencë të gjatë në fushë dhe do doja në fakt që të ishte ai që të na shpjegonte më shumë mesazhin e fotografive të tij.” – u shpreh Ministrja Margariti.

 Ndërsa autori i ekspozitës tha se ekspozita përfaqëson një lutje simbolike.

“Kjo ekspozitë është një lutje simbolike në Jerusalem. Pasi kam punuar shumë vite në Jerusalem me foto, një ditë kam kuptuar që të gjithë njerëzit që që vinin në Jerusalem dhe s’ka rëndësi se çfarë gjuhe dhe çfarë shteti, vijnë që të luten, por thonë të njëjtën lutje në gjuhë të ndryshme, nuk ka rëndësi kush është gjuha. Duke parë lutjet që njerëzit bëjnë në Jerusalem, unë kam marrë rreth 25 lutje të ndryshme dhe ato i kam përzier nga fe të ndryshme, edhe nga kristianizmi dhe nga myslimanizmi, por njerëzit në fund të fundit lutjet dhe kërkesat e tyre janë të gjitha: ‘Unë dua dashuri, unë dua shëndet, dua jetë të gjatë’. Pasi përzjeva të gjitha fotot kemi krijuar dhe një film që do të prezantohet këtu. jam shumë i kënaqur në çfarë ka dalë dhe them që është një nga ekspozitat më të bukura të këtij turi që po bëj unë.” – u shpreh Dmitry Brickman

 Kryeministri Rama vlerësoi punimet e ekspozuara dhe theksoi se vitin e ardhshëm, do të ketë të tjera vepra të tjera konkrete që do të forcojnë edhe më shumë lidhjet tradicionale mes vendeve, sicc është Muzeu Hebraik në Vlorë dhe Qendrën Hebraike në Tiranë.

“Dua të të falenderoj që je treguar kaq i gatshëm qysh prej ditës së parë që nisëm të ndërtonim këtë program të ri dhe jam shumë i lumtur që mes javëve ndërkombëtare të kulturës së vendeve të ndryshme, Izraeli është tashmë i pranishëm, duke i treguar publikut shumë gjëra. Kjo është e para herë, por duam ta bëjmë traditë dhe për vitin që vjen. Do kemi vitin tjetër kohën dhe përvojën që kemi mbledhur këtë vit për ta bërë më të madhe, për ta bërë më të mirë, për ta bërë më popullorë për të krijuar gjithnjë e më shumë ura që na bëjnë bashkë do jemi shumë shpejt së bashku në inaugurimin e muzeut të ri në Vlorë ndërkohë që po përgatisim dhe qendrën hebre në Tiranë dhe do ishim shumë të nderuar t’iu ftonim të ishit pjesë e kremtimeve tona.” – u shpreh Kryeministri Rama. 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës