VIDEO/ Java më e mirë e kinemave Cineplexx për vitin 2023!

Kjo javë që lamë pas ishte java që theu rekorde shikueshmërie në rrjetin austriak të kinemave Cineplexx! Jo vetëm që data 20 korrik shënoi Premierën më të suksesshmë gjatë muajve të verës, por e gjithë kjo javë renditet si më e mira për vitin 2023!

Cineplexx INTERNATIONAL, e cila operon në shumë shtete të rajonit, duke përmendur këtu Shqipërinë, Kosovën, Malin e zi, Greqinë, Kroacinë, Austrinë etj arriti të thyejë rekorde e të shesë mbi 250,000 bileta! Në këtë shifër, padyshim që kontributin kryesor e patën dy filmat më të përfolur të momentit “Barbie” dhe “Oppenheimer”, dy filma që tejçojnë në publik shumë mesazhe dhe patjetër shumë emocione unike nëpërmjet ekranit gjigand e magjik të kinemasë!

Cineplexx Albania me dy pikat e saj në qendrat tregtare TEG dhe QTU, prej 7 ditësh tashmë po mirëpret me qindra vizitorë, në më shumë se 20 orare në ditë!

Nxitoni dhe ju për të parë filmat më në zë të momentit, në të gjithë botën! Shkarkoni aplikacionin Cineplexx AL në App Store dhe Play Store dhe blini paraprakisht biletat online.

Cineplexx, bota jonë e kinemasë!

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Studente e Drejtësisë, 21-vjeçarja Dea Nako zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë

Studente e Drejtësisë, 21-vjeçarja Dea Nako zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë