Java nis e përgjakur! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet në Shkodër dhe Milot (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe pesë janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot. Në aksin Shkodër-Lezhë makina e drejtuar nga Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull Lezhë ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00. Viktima është Zef Uka 63 vjeç nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës.

Makina që përplasi të moshuarin në Shkodër

Nga të dhënat e para mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje. Aksidenti i dytë është regjistruar në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Një makinë ku po udhëtonte një familje nga Kukësi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.

Në makinën tip Ford me targa AA 453 HI kanë qenë pesë persona, drejtuesi Drilon Çengu 30-vjeç me prindërit, bashkëshorten dhe fëmijën e vogël. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Makina e aksidentuar në Milot

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjarët Presh e Lakër: 23/09/2019 12:22

    Rreth 98% e aksidenteve shkaktohen nga fshatarë!

    Përgjigju
  • A.n.: 23/09/2019 11:33

    Pervec mungeses se guardrailave qe mbrojne makinat per te mos dale jashte rruges, ketu kemi edhe blloqe masive guresh te cilet jane tejet te rrezikshem. Mjafton nje devijim i vogel edhe per te menjanuar dike dhe perplasja me ate bllok masiv te kushton jeten.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 23/09/2019 10:34

    NE TE SEMES TE SHKOJN PLERAT ,TE ZBATOJN RREGULLAT E QARKULLIMIT

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/09/2019 10:09

    U shojten shqiptart nga 3-5-7 të vdekur çdo dite, u shojten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës