Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti dhe Joshua Zirkzee

Kampionët e freskët të Serie A, Interi është në kërkim të elementëve të rinj dhe një prej objektivave duket Joshua Zirkzee, sulmuesi 22-vjeçar i Bolognas. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti dhe legjenda zikaltër.

"A është Zirkzee një objektiv? Zirkzee është një kampion i madh. Po flasim për një lojtar të ri, të talentuar, inteligjent, fizikisht shumë të fortë. Dikush i tillë do të ishte i dobishëm për çdo ekip të madh që synon qëllime të rëndësishme. Nëse paraqitet një mundësi e rëndësishme, ndoshta mund të mendojmë në lidhje me të.

Çfarë sulmi do të ishte me Lautaro Martinez dhe Thuram? Zirkzee, Lautaro dhe Thuram janë tre sulmues të rinj, të fortë që të japin qetësi.

A do të forcohet ky Inter në tregun e transferimeve? Nëse lindin mundësi që trajneri i konsideron të rëndësishme për të vazhduar rritjen e ekipit tonë, ne do ta bëjmë këtë", tha Zanetti mes të tjerash.

Zirkzee, holandezi i sulmit këtë sezon ka luajtur 32 herë në Serie A dhe ka shënuar 11 gola, me djaloshin që kërkohet nga shumë klube të mëdha. Verën e 2022 Bayern Munich e shiti djaloshin për 8.5 milionë euro te Bologna, ndërsa vlera e tij sot në treg është 40 milionë euro. Veç Interit, interes të shtuar për të ka treguar edhe Juventusi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre