'Je i dehur, s'je në gjendje të drejtosh makinën'/ Policia Rrugore bën kërdinë me gjoba (VIDEO)

Policia Rrugore ka zhvilluar aksione në akset Tiranë-Berat-Gjirokastër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për matjen e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse. Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës