'Je i korruptuar'/ Rama: Një përgjigje për Elez Biberajn e 'Zërit të Amerikës'

'Je i korruptuar'/ Rama: Një përgjigje për Elez Biberajn e 'Zërit të Amerikës'

Elez Biberaj dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të drejtorit për Europën dhe Azinë të "Zërit të Amerikës". Elez Biberaj pak ditë më parë kritikoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë në fjalimin që mbajti në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’. Ai e konsideroi Edi Ramën një udhëheqës autoritar, të korruptuar, arrogant dhe jo transparent, ndërsa shtoi se ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqësorin e ka mbushur me njerëz besnikë, duke përdorur reformën në drejtësi. Pas akuzave, kryeministri Rama përmes një letre të gjatë i jep përgjigje Biberajt, ku thekson se nuk ka asnjë provë për akuzat.


NJE PERGJIGJE PER ELEZ BIBERAJN

I dashur Elez,
e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës "Dielli". Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t'Ju drejtohem publikisht.

E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e fakte burimore.

Duke i'u referuar shembullit "të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore", Ju thoni ndër të tjera se, "Rama është bërë dukshëm më i korruptuar"! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë "më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent".

Por desha t'Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se "i korruptuar" është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!

Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë "i korruptuar", lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç'ka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë!

Më tej, sipas Jush, unë paskam "ngushtuar hapësirën publike, minuar institucionet e pavarura, mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave"! Ama për çudinë më të madhe, tërë këto thagma i paska zbuluar vetëm opozita, disa media online pranë saj dhe disa të vetëdeklaruar analistë - të cilëve Ju i bashkoheni, duke përsëritur akuzat e tyre një për një dhe me të njëjtën vrazhdësi.

Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi. E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t'u shtrirë në të gjithë rajonin tonë.

A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?!

Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s'ka se si Ju të mos e dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor. Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre.

Eshtë befasuese që Ju të flisni për gjyqësor të mbushur me besnikë, sepse e vërteta është që kaq larg s'ka shkuar askush, as brenda vetë oborrit opozitar, përveç Dr.Berishës! Dhe jo se është ndonjë mëkat i paamnistueshëm, që dikush të përsërisë fjalët e zotit Sali për të shprehur një opinion të ngjashëm, po unë besoj se është e pajustifikueshme për një gazetar apo një drejtues tribune mediatike, që një akuzë kaq shembullore në pavërtetësinë e saj, t'ia përcjellë audiencës si fakt mbi qeverisjen e këtij vendi.

Ju thoni se unë paskam "refuzuar të dënoj rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve" për blerje votash! Madje u paskam "ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe trafikëve të drogave".

Pyetja retorike në këtë rast mund të keqkuptohej, prandaj edhe s'po e bëj! Por dua t'Ju kujtoj, se siç Ju nuk jeni as prokuror e as gjykatës, edhe pse në këtë rast keni marrë përsipër ta luani këtë rol, as unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s'kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë. Kështu që s'kam as se si dënoj njerëz për çfarëdoqoftë, as se si refuzoj të dënoj kënd. Këtë detyrë e ka drejtësia dhe duhet ta bëjë vetëm ajo. Prandaj edhe Ju s'mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë, se pandëshkueshmëri siç bënte rregullisht paraardhësi im dhe qeveria e tij, jo e jo.

Nga ana tjetër, e keni përmendur edhe Zërin e Amerikës, duke thënë se qenka sulmuar në mënyrë befasuese nga unë. Ju siguroj se ato çka Ju quani sulme befasuese, kanë qenë thjesht shprehjet e sinqerta të befasisë sime, për faktin e pazakonshëm se një tribunë e respektuar, me standarde të mira profesionale si VOA, ra nën nivelin e standardeve të veta në dy raste konkrete.

VOA nuk respektoi për fat të keq, asnjë parim profesional në rastin e transmetimit të një përgjimi të nxjerrë nga një dosje hetimore, me një koment të vetin kriminalizues pa asnjë bazë faktike më shumë se sa vetë përgjimi (i cili siç e dini, nuk përbën provë në vetvete, në asnjë gjykatë të botës). Ndërsa në rastin tjetër VOA dizinformoi, duke bërë një mishmash e duke përfshirë persona pa lidhje në "aktakuzën" e vet dhe ende më keq, duke refuzuar publikimin e sqarimit të ministres së drejtësisë, e cila me fakte lehtësisht të verifikueshme mbi punësimet në sistemin tonë penitenciar, e hodhi poshtë "aktakuzën". Si një gazetar e drejtues me shumë përvojë në botën e medias, Ju duhet ta dini se gjysëm të vërtetat e servirura si zbulime, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha publike.

Ju gaboni krejt kur thoni se sot shqiptarët "duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme". E vërteta është se në asnjë rast këto vitet e fundit, shqiptarët s'e kanë mësuar një çështje të ndjeshme nga mediat ndërkombëtare apo nga Zëri i Amerikës, përpara se sa ta kenë lexuar e dëgjuar të komentohet gjerësisht në mediat e vendit.

Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj "kazanit" (s'kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake news) edhe pse ato janë "mesazhe dashurie", krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë - atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën New York Times "një letër higjenike"! Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji. Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet dhe me mua, kadrinjve mediatikë mund t'u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s'u has mishi në shkop a veshi në baltë kur konsumojnë shpifje e sharje në mexhelisin mediatik, sikur të konsumonin raki e djathë në pijetoren e fshatit.

Sa për sfidën e vazhdueshme që unë i paskam bërë "vetë parimit të shtypit të pavarur" duke krijuar median time televizive në internet ERTV, më duhet t'ju them se ishte një pasazh që më bëri për të qeshur.

Me shpresën se gjithë sa më lart do t'i prisni si gjithnjë i buzëqeshur, Ju lutem i nderuari mik të pranoni bashkë me konsideratën time të patrazuar, edhe urimet e mia më të sinqerta për shëndet e punë të mbarë.

Edi

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NEO: 11/04/2019 20:40

    Edi, ju falenderoj që pavarësisht presioneve mediatike, politike, nuk stepeni, përkuleni, dorëzoheni por vazhdoni të drejtoni këte vënd me shumë probleme, sepse në këte vënd nuk është qeverisur për mëse dy dekada.Vazhdoni me këmnguljen tuaj dhe sukseset do të vin hap pas hapi, dit pas dite. Suksese!

    Përgjigju
  • Konjak: 10/04/2019 11:38

    Ne themi e bejme ca gjera ,ne momente te caktuara ,sa kur i digjojme e shikojme pas ca kohesh ,habitemi edhe vet ,per c'kemi thene e bere .Na mer fora e mbivleresojme veten ,si qemoti ,se qenkishim -fener ndricues ne gjithe europen -.Te maresh inisiativen te mbrosh veten ,eshte ne te drejten e gjithsecilit ;por te perdoresh ironine dhe perbaltiet ,-gjoja te kamufluara-ndaj cilitdo kritiku me vlera te pa kundershtushme ,nuk eshte as etike e as estetike .Ne e mbivleresojme veten ,se i dim te gjitha ,sepse driten jeshile per te mesuar e kemi patur sa vrima e miut ;kurse bota tjeter eshte ndryshe ,e din sa dine ,dhe ato qe din i din mir ,sepse driten jeshile per te mesuar e kan patur dhe e kane sa porta e kalase .Zoti na ruajt nga fuduleku dhe arroganca .

    Përgjigju
  • redi: 09/04/2019 15:30

    Zoti Biberaj ka shprehur nje opinion te PD ,dhe jo fakte .Pergjigja e kryeministrit eshte e drejte . Si person me nje karruer te gjate ne Voice of America duhet te jete i sakte ne percaktimet qe jep, sidomos kur flitet per kryeministrin e nje vendi sic eshte Edi Rama . Etiketimi i korruptuar thuhet kur drejtesia me prova verteton fajesine e tij . Rama ka te drejten legjitime te padis Biberajn per cenim te figures se nje personaliteti te larte shteteror

    Përgjigju
  • Dalipi: 09/04/2019 11:43

    GERDECI E PERCAKTON EKZAKT PER TE ARDHURAT NE PARA TE RAMES DHE TE SHOQES NGA BANKAT OFFSHORE BRAVO GERDACI RAMA NUK ESHTE HAJDUT

    Përgjigju
    • Gerdeci: 09/04/2019 14:12

      O Gerdec mbaj nje nickname se sado mundohesh te ndryshosh emrin, harron te ndryshosh shkrimin. Si ka mundesi qe keto i di Basha me Elezin dhe nuk i dine partneret nderkombetare me agjencite e tyre qe larg e larg kane qasje ne keto te dhena? Erdhi amerikani sot, foli qarte, ia futi gishtin Bashes, Berishes dhe Biberaj kazanit.

  • Keneta e poshtme: 09/04/2019 08:23

    Ka një shprehje që kur je deri në fyt të paktën mos ha temu (derdellit)... Po marrin vesh pasardhësit e të nderuares ppsh... jo ore janë krenarë pavarësisht se të dhjere... mjerë ky vend

    Përgjigju
  • Naimi: 09/04/2019 07:32

    Ky njeri si Saliu jane njelloj mendjen e kan ka serbi jo ka shqiperia

    Përgjigju
  • Delinquenti: 09/04/2019 06:53

    Nje pergjigje e meritume nuk I heq dhe shtoj asnje pike e presje deri dje ishin mcef si leprat sot dolen me fol ky me gjith te tjeret.

    Përgjigju
  • Tir: 09/04/2019 04:06

    Te lumte mendja e dora Zoti KM per pergjigjen e dhene ketij palo gazetari. Ketij i ka bere gjeli veze qe jetoi ne usa dhe kujyon se eshte dikushi. Jo ore jo, se je rrace Berishe! Me zerin tend o mustaqe zi vetem helm ke leshuar mbi Shqiperine. Mjalte ke nxjerre nga goja vetem per piramidat, Gerdecin, 21 janarin, pra per gjithe krimet e Berishes. Turp te kesh o faqe zi qe behesh shkjaj e kaluar shkjaut!

    Përgjigju
  • Chicago: 09/04/2019 03:32

    Zoti kryeminister mos u mer me ate zoterin se ai eshte miku i sales te lumte per pergjigje. Qe i ke kthyer vazhdo me kombetaret dhe me qeverin se prej teje do shofin hajer shqiptaret bravo te gjitheve ktheji reston

    Përgjigju
  • Geri: 09/04/2019 02:26

    ELEZ BIBERAJ SIMBOL I TE MBIJETURIT TE RREGJIMIT SOCIALISTO-DIKTATORIL KA BERE NJE PERCAKTIM IDEAL PER FIGUREN E ED RAMES QE ESHTE SIMBOL I KORRUPSIONIT DHE I KRIMINALITETIT VETEM ME NJE PARAGRAF RROGA E KRYEMINISTRIT ESHTE RRETH 2000euro ne muaj NE CDO TAKIM QE DEL RAMA PERPARA FSHATAREVE TE NDONJE FSHATI VESHJAE TIJ VARJON NGA 1200- 2000euro ME NEW BALLANC BRAND ME IKONEN E LIVERPULIT QE PERDORI HEREN E FUNDIT PA LLOGARITUR KOMPLEKSIN REZIDECIAL TE SURRELIT QE KAP VLERAT E DISA MILJONA EURO NE NJE KOHE KU 60/100 e popullsise JETON ME 100euro ne muaj RAMA KA ARDHUR KOHA PER TU LARGUAR

    Përgjigju
    • GerDeci: 09/04/2019 10:08

      O mollopup province bej llogarite e tua e mos bej llogari me xhupa dhe atlete qe sot i blen dhe ai qe ka nje rroge te mire ne banke apo kompani te tjera private. Rama merr te pakten 3 rroga te mira si KM, deputet dhe kryetar i PS-se, pa permendur te ardhurat nga bashkeshortja e te tjerat periferike nga arti. Mendon ti se Rama do bleje xhup Liverpuli per te ardhur verdalle neper Shqiperi? Ia ka falur ndonje sikur i kane falur xhupin e Lazios, Juves, Bayern. Ça te themi per shpenzimet e te papuneve si Xen Berisha apo Lulzim Basha?

    • Ton Ton: 09/04/2019 09:34

      Gabim elementar ai xhupi NB kur ka dhe sponsor Bet Victor ne krah dhe ky ndaloi bastet me pretkesin e kazanit. Po ne pergjithsi me mire kta qe na q!ne me vjel te bukra se ata qe na q!ne me daulle dhe aua

  • LADI Berlin: 08/04/2019 23:05

    Elez Biberaj nje QEN i Berishes. Nje funderrine qe ka mbeshtetur nje vrases si Berisha duke u bere avokati i tij,sot shqetesohet per korrupsionin. O cme beri per te vjelle.

    Përgjigju
  • Balo: 08/04/2019 22:42

    Nje here ne Vlore thoshim nje genjeshter ne Uje te Ftohte dhe sa mberrinim ne Shesh te Flamurit e besonim edhe vete.. Keshtu eshte edhe me mediat e tua kryetar.....vete ti fsheh te vertetat e hidhura qe i pesojme perdite permes ketyre media dhe pastaj po ti u referohesh atyre me pyetjen ,perse nuk flasin ato..!? Ore kur ishe i vogel a ke luajtur ndonjehere me shoket ne lagjie!??As atehere nuk perdornim kete logjike! Sa per fanset e ty neper socials te sugjeroj te mos i perdoresh as per te fshire bythen..se te ngec ndonje gje brenda...

    Përgjigju
  • Ilir: 08/04/2019 21:46

    Nuk je mesuar ti edrama te te thone te verteten. Pra kjo eshte e verteta. Shqiperia eshte bere me keq ne qeverisjen tuaj Pranoje ose jo pak rendesi ka.

    Përgjigju
  • Nemo: 08/04/2019 21:07

    Eles Biberovic, agent I Shkaut Serb!

    Përgjigju
    • Arbër: 08/04/2019 22:09

      Shumë e vertet se ky është serbrus !

  • lulushi: 08/04/2019 21:03

    O Edi ci kthen pergjigje ketij legeni,spiuni te udbes qe me gjithe udbashet e tjere ne amerike luftuan dhe vune salen doren e tyre e te serbise ne krye te pd-s dhe shtetit shqiptar.Une me mendjen e tij nuk shkoj ne hale.

    Përgjigju
  • Roza: 08/04/2019 20:59

    Respekt zoti Rama. Kush eshte ky Biberaj qe ke marre mundimin ti pergjigjesh. Ato qe po beni ju per vendin nuk I ka bere asnje kryeminister deri me sot. Cfare ka bere ky Bi era per Shqiperine?

    Përgjigju
  • ela: 08/04/2019 20:46

    LERE MALOKUN SE MALOKU HA MENDER KE BANJA E SALES,MALOK TROPOJE. TE RRALLE JANE TRIMA TE TROPOJES ,QE SBEHEN PALE ME ATA QE NUK E DUN KETE VEND, KANE BE UJE DHE GJAKUN E ATYRE MALSOREVE QE U ESHTE DEGJU ZERI DERI LARG VISEVE SHQIPTARE.I MORI NE QAFE BERISHA U HOQI FISNIKERINE,TRIMERINE,MENCURINE DHE I BERI PALE ME ARMIQTE E KETIJ VENDI.LERE KETE ELEZ SHIFE FORMEN E KOKES DHE FYTYREN E KA SI UTURAK KALAMAJSH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale