SHBA anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në "Defender 23', Opozita kritikon Albin Kurtin, Haradinaj i kërkon dorëheqjen

SHBA anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në

Ramush Haradinaj

Opozita e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po çon prapa Kosovën me vendimet që po merr lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ky reagim vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Defender 23” që ishin duke u mbajtur në Kosovë. 

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë thotë se “Qeveria po bie në grackën e Serbisë” 

“Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më pare”, thotë reagimi i LDK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i kërkon kryeministrit Albin Kurti të japë dorëheqjen për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës që çoi edhe në anulimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake Defender Europe 2023”

Në një postim në facebook Haradinaj thotë se kryeministri Kurti po tenton t’i rrëzojë miqësitë dhe aleancat për të cilat janë  investuar dekada për t’i krijuar

"Është i vogël Albin Kurti t'ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj. Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t'ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!

LDK  ka shprehur shqetësim karshi Qeverisë të Kosovës dhe e kritikon për mungesën e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë

“Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët”, ka thënë LDK-ja dhe ka nënvizuar se “devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë”.

Nga ana tjetër Haradinaj thotë se Albin Kurti po mbështetet në këtë iniciativë edhe nga presidentja Vjosa Osmani duke thënë se po e kthejnë Kosovën vite prapa.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa. Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike?

Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t'i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë. Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t'i ruajë miqtë dhe orientimin e vet.

Për Haradinaj, Kurti e ka vetëm një shans në jetën e tij që t’ia bëjë një të mirë Kosovës.

“Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t'ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!”, e mbyll postimin Haradinaj.

Pasditen e sotme ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: "stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund" për të. Duke cituar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paralajmëroi se këto veprime do të ndikojnë në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, ambasadori tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet "Defender Europe 2023" është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/05/2023 03:16

    Jane te neveritshem njerezit qe ne emer te pushtetit qe kerkojne,hiqen si parimore,shembulli konkret Ramush Haradinaj.Zoteria dhe opozita ja kane vene syrin karriges se Kurtit.Ne vend qe te ishit te bashkuar te gjithe kunder serbeve,qaheni pse u anulluan manovrat qe eshte sikur t'i ndalosh nje femije nje weekend te Disney,pse u soll keq gjate javes.Dhe per kete kerkojne doreheqjen e Kurtit.Ne vend qe te bashkohen kunder serbeve qe jane shkaktaret e vertete te ketyre ngjarjeve,kane hallin pse na kritikojne U.S dhe BE.Tamam reagim prej fshatari ballkanik.A nuk ishin serbet ata qe braktisen e bojkotuan postet dhe administraten e kuvendin e si rrjedhim shkaktuan krize lokale qe duhej zgjidhur vetem me vote speciale? A nuk ishin serbet ata qe bojkotuan e u perpoqen te sabotonin zgjedhjet speciale te shkaktuara nga bojkotimi i adm.lokale prej tyre? A nuk jane po keta serbe qe nuk lejojne dhe kete administrate te re te beje funksionet e saj duke paralizuar qeverisjen e shtetit kosovar ne keto zona? Serbet po sillen-/Hip se te vrava,zbrit se te vrava!/dhe ne mes futen BE,U.S qe u jane zene syte e veshet e nuk shikojne kush jane shkaktaret e vertete dhe si pyke futet ne mes dhe Haradinaj me shoke qe sillen si hienat ne safari kur ndjejne ere gjaku.

    Përgjigju
  • Të them të drejtën: 30/05/2023 21:42

    Albin Kurti ka të drejtë! Opozita në Kosovë dhe qeveria shqiptare duhet të mbështesin të drejtën e Kosovës për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin e saj. Asgjë të paligjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën po ndërmerr qeveria e Kosovës. Serbëve në Kosovë nuk u është mohuar asgjë, as e drejta për të zgjedhur e as e drejta për të qeverisur. Por nëse bojkotojnë zgjedhjet dhe institucionet atëherë duhet të pranojnë dhe pasojat. Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe unioni europian e dinë shumë mirë se kush i organizon dhe financon trazirat në veri të Kosovës. Në vend ta vënë gishtin në plagë i vërsulën në mënyrë të pakuptueshme qeverisë së Kosovës. Koha e lëshimeve ndaj Serbisë dhe tradhtisë kombëtare, që sollën faljen e territoreve Malit të Zi firmosjen e marrveshjes për asociacionin e komunave Serbe ka marr fund dhe kjo duhet tu thuhet qartë dhe e mireargumentuar aleatëve të Kosovës. Koha është për unitet dhe bashkim dhe jo për përfitime personale si deri më tani. Shpresoj që Zoti tu jap largpamësi dhe aftësinë për të treguar vendosmëri dhe atdhedashuri për të mbrojtur kombin dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe prosperitet.

    Përgjigju
  • dardan: 30/05/2023 20:57

    Jo vetem qe duhet te dorehiqet gomari Kurti por dhe lopet Osmani e Gervalla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet në Partinë e Lirisë, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Përplasjet në Partinë e Lirisë, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë