'Jemi pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë', Netanyahu publikon videon e Ramës me ekspertët izraelitë: Faleminderit miku im

Ekipi teknik izraelit prej disa ditësh vijon të punojë intensivisht në terren për të bërë të mundur velrësimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur. Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës së bashku me inxhinierët, në një prej pallateve, ku dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.

"Nga Durrësi, jemi këtu me djemtë tuaj fantastikë, ato po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke ndihmuar. Përshëndetje. " dëgjohet të thotë Rama me anë të një videoje drejtuar Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka shprehur solidaritet me popullin shqiptar që në momentet e para pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit, ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” videon e sotme të kryeministrit Edi Rama me grupin e ekspertëve izraelitë, të cilët po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.


 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 10/12/2019 10:58

    Falenderojme shume shtetin e izraelit per ndihmen ne nje kohe te veshtire ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën