Jeni gati? Këto janë shenjat më llafazane të horoskopit, e kanë gjithnjë diçka për të thënë

Jeni gati? Këto janë shenjat më llafazane të horoskopit, e kanë gjithnjë diçka për të thënë

Foto ilustruese

E dimë që nuk do e pranoni, ose ose do rrudhni buzët ‘të bezdisur’, por po! Je llafazan/e! Dhe këtë e thotë shenja jote e horoskopit!

Binjakët

Binjakëve u pëlqen të jenë rreth njerëzve. Ata janë shenja shoqërore dhe janë njerëz të gëzuar. Nuk do t’i gjeni kurrë që t’u mbarojnë temat për të folur, sepse ata lidhen shumë mirë me njerëzit. Ata do të flasin për çdo gjë dhe gjithçka me të tjerët në mënyrë që të tjerët të mos ndihen të vetmuar. Hobi, thashetheme, filma, libra – ata duan të flasin për gjithçka!

Dashi

Ata janë njerëz me shumë mendime. Ata do të thonë atë që kanë për të thënë. Për ta nuk ka rëndësi se kush po dëgjon apo jo. Ata do të vazhdojnë të flasin për një kohë të gjatë dhe për të vazhduar ta bëjnë këtë, janë gati të bëjnë thashetheme, vetëm për të vazhduar bisedën. Dashi nuk mund të qëndrojë fare i qetë për një kohë.

Ujori

Zakonisht njihen si të qetë, por mund të bëhen mjaft llafazanë nëse kanë diçka interesante për të ndarë. Ato ndajnë biseda intelektuale, teori dhe ide. Ata pëlqejnë të shoqërohen me njerëz me të njëjtat interesa, në mënyrë që të mund të vazhdojnë të flasin për çështje dhe ide të kësaj bote derisa të lodhen. Kështu u pëlqen të flasin.

Luani

Nëse fillojnë të flasin, nuk do të ndalen. Ata pëlqejnë të jenë nën qendër të vëmendjes gjatë gjithë ditës, kështu që kanë përshtypjen se njerëzit duan t’i dëgjojnë. Luanët flasin për veten e tyre dhe presin që të tjerët të tregojnë interes, por kjo mund të konsiderohet edhe egoizëm.

Peshqit

Ata kanë mendime të rastësishme që rrotullohen në mendjen e tyre gjatë gjithë kohës. Dhe ata nuk do të donin asgjë më shumë se sa t’i flisnin me njerëzit. Peshqit do të diskutojnë çdo situatë dhe çështje me njerëzit dhe do të flasin për të gjatë, gjë që mund t’i mërzitë disa njerëz. Kur kjo shenjë e horoskopit ulet për një bisedë, ata mund të kalojnë orë të tëra duke folur për të.

Megjithatë mos u mërzisni, jo çdo gjë merret për të mirëqenë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore?



×

Lajmi i fundit

100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Krenarë për ju! Do ju ndihmojmë që ky vend të çlirohet nga korrupsioni

100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Krenarë për ju! Do ju ndihmojmë që ky vend të çlirohet nga korrupsioni