Jeni në karantinë dhe keni një hall? Rama: Shkruani këtu dhe për 24 orë ju zgjidhim problemin (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.

'Skuadra speciale është rritur, kemi edhe një grup të dytë, edhe 50 persona të tjerë që janë shtuar nga të gjitha ministritë dhe do u marrin në telefon brenda 24 orëve për t'u dëgjuar dhe sqaruar. 7431 janë adresimet në këtë kanal dhe kanë filluar zgjidhet dhe unë jam këtu për të komunikuar disa prej tyre.

Nga bashkia e Kuçovës familja Ziu, që ka 6 persona, kryefamiljari që punonte, tani janë izolim dhe kërkonin mbështetje me ndihmë. Dje kemi asistuar 60 mijë familje nga operacioni humanitar. Pensionistëve dhe të vetmuarve u themi rrini në shtëpi, do u shërbejmë në shtëpi" tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
'Na e bëni hallall', Rama: Shqetësimet nuk i krijuam ne, por do i kalojmë bashkë

Shqipëriaqëduam.al është e vetmja rrugë për problemet që keni, mos çoni numra telefoni në facebook sepse humbasin në komente. Denonconi këtu çdo problem që keni me ushqimin, shëtitjet, ilaçet, lëvizjet apo dhe denoncimet shënojini të gjitha këtë dhe është një staf i madh që po punon për t'u lidhur me ju dhe të plotësojë nevojat tuaja.

Na e bëni hallall, shqetësimet nuk i krijuam ne por do i kalojmë bashkë. Gjithçka duhet është durim, ne do ja dalim! Lani duart, hapni dritaret dhe teshtini e dini  vetë ju ku duhet.

Ora 20:46
Rama e mori në telefon, burri: Ankesën e bëri gruaja, jo unë! Kryeministri: Ma kalo tani... (Batuta me çiftin nga Fieri)

Edi Rama: Si je, ke bërë një ankesë këtu?
Qytetari: E ka bërë gruaja se unë nuk flas me këta telefonat
Edi Rama: Ma kalo gruan
Qytetarja: Alo
Edi Rama: Si je zonjë
Qytetarja: Duam ndihma se jemi pa punë
Edi Rama: Çfarë është problemi?
Qytetarja: Çfarë ndihme keni të na jepni. Jemi vetëm as pension nuk marrim vëlla
Edi Rama: Nesër do të vijnë nga bashkia dhe do ta zgjidhin problemin
Qytetarja: Te shtëpia?
Edi Rama: Unë shpinë nuk e di, por do të vijnë ata të bashkisë. Fëmijë nuk keni?
Qytetarja: Ata janë jashtë shikojnë punën e tyre. Hallet e tyre o vëlla, pastaj edhe ata pa punë
Edi Rama: Burrin mos e lërë të dalë, mos e lësho
Qytetarja: Jo, jo, këtu brenda jemi mbyllur, nuk e lëshoj, nuk del i shkreti

Ora 20:29
Ushtaraku i kërkon ndihmë, Rama: Nxirre frikën jashtë dhe rri vetë brenda

Qytetari: Si je?
Edi Rama: Unë shih e shkruaj jam, por cfarë halli ke?
Qytetari: Unë jam një familje prej 4 anëtarësh. Unë kam edhe prindërit dhe motrën dhe gjithsej jemi shtatë. Unë jam pa punë, kam qenë oficer me ushtrinë. Babanë e kam sëmurë, u detyrova të shkëputem në emigracion. Shyqyr babai është mirë. Kam aplikuar te Garda dhe drejtoria e burgjeve për t'u rikthyer, por nuk janë hapur rrugët. Jetoj vetëm me pensionet e prindërve, që i kanë në Librazhd, ne jemi në Tiranë. Kemi edhe pak frikë
Edi Rama: Ti ke qenë edhe ushtarak, frika nuk është për ty, nxirre jashtë nga shtëpia, ne do të ndihmojmë. Kur të kalojë koha cështjen tjetër do ta shohim. Babait mos iu afro, të rrijë me nënën të izoluar.
Qytetari: Unë do u shkruaj te numri privat pasi të kalojmë njëherë këtë luftë

Ora 20:29
Qytetarja: 5 veta rrojmë me pensionin e vjehrrës! Rama: Do ju ndihmojmë, por burrin mos e lerë të dalë

Rama:  Mirëmbrëma Natasha si je
Qytetarja: Mirë
Rama:  Edi jam
Qytetarja: Po Edi, Zoti Edi
Rama: Po çfarë zoti, çfarë problemi ke?
Qytetarja: Jemi vet i 5-të dhe rrojmë vetëm me pensionin e vjehrrës. Burri më parë punonte privat në të zezë, në ndërtim ose ku të gjente punë. Ka qenë roje me siguracione, por e hoqën nga puna para5 muajsh. Kem nevojë për ndihmë.
Rama: Do ju ndihmojmë patjetër.  Burrin mos e le të dali nga shtëpia, mos e lë fare.
Qytetarja: Po s'ka ku shkon dhe po të dojë
Rama: Burrat e gjejnë dhe ku me dal, ti mos e le

Ora 20:25
'Kisha problem shëndetësor, u sqarova', Rama me qytetarin: Tregoni kujdes, rrini në shtëpi

Rama: Napolon mirëmbrëma! Edi jam
Qytetari: Të përshëndes
Rama: Më ke shkruajtur për një arsye shëndetësore
Qytetari: Më telefonuar nga urgjenca dhe u sqarova për problemin. Faleminderit për shqetësimin
Rama:  Më bëhet qejfi, rrini në shtëpi dhe tregoni kujdes. Ju përqafoj nga larg.  

Ora 20:24
'Alo, Edi jam', qytetarja: Dua pampersa dhe qumësht për fëmijët

Rama: Ajo, Edi jam! Keni shkruar tek shqipëriaqëduam.al. Çfarë problemi që keni?
Qytetarja: Kam dy fëmijë të vegjël dhe vet dhe burrin e kam pa punë. Dua vetëm qumësht dhe pamperasa për fëmijët.
Rama: Do të ndihmojmë patjetër dhe do vijmë dhe tek ty. Mos dil nga shtëpia dhe bëj kujdes.

Ora 20:21
Qytetari: Jam invalid, s'ka kush më lidh internetin! Rama: Nesër në mëngjesi zgjidhet problemi

Edi Rama: Luan si je
Qytetari: Përshëndetje zoti kryeministër
Edi Rama: Ke çuar një mesazh
Qytetari: Unë jam invalid, njeri i vetmuar, fola me të bashkisë, por problemi ishte tek interneti
Edi Rama: Ke interneti? Nesër në mëngjesi i ke aty, vetëm ti mos dil nga shtëpia

Ora 20:19
I zuri koronavirusi jashtë vendit! Në fundjavë nis riatdhesimi i shqiptarëve nga Anglia, Rama: Plan me Metën për t'i rikthyer në shtëpi nga të gjitha shtetet

TIRANE-Qeveria vijon punën për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve që janë bllokuar jashtë vendit në disa shtete (ata që kanë bërë kërkesë) për shkak të situatës nga koronavirusi, pasi u mbyllën kufijtë. Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet riatdhesimi, teksa numri më i madh ndodhet në Itali. Ata që ndodhen në Kroaci do të rikthehen në rrugë automobilistike, teksa e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe me Greqinë. Një pjesë, tha Edi Rama nga Spanja, Gjermania, Rumania, Bullgari, Franca dhe Emiratet e Bashkuara janë riatdhesuar, ndërsa për të tjerët puna vijon.

"Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin në këshillin e sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intensiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës që mbulon transportin dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 shtetas dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat që nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet dhe kërkesat që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre.

Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit. 114 janë në Angli,  Zvicra 77, Spanja 70 dhe Greqia 45. Janë një sërë vendet të tjera që kanë numra më të vegjël. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara" tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 26/03/2020 23:07

    IKNI MOR MIZERJE NJEREZ,,,,DEMBELE ,LERENI KRYEMINISTRIN REHAT ,,,PISA NJEREZ PO PSE ME DEMBELE DO MERRET EDI RAMA,,,NUK KAM PARE ASGJEKUNDI 5 VETA QE HAJNE NE KURRIZ TE PENSIONIT TE NJE PLAKE,,,HARRAM JU QOFTE ,,,HIC MOS I NDIHMO KETA O EDI RAMA,,,KETA NUK E DUAN PUNEN ,,DUAN TE RRIJNE NE SHTEPI ME NGROFSE E TE HAJNE QYL,,,,JO OR JO ,,COHU NE 5 TE MENGJESIT DHE ME VRAP ME LOPATE NE PUNE,,,,EDO MI FUT KETA TE PASTROJNE TIRANEN,,,LANA KA SHUME GURE E PISLLEQE,,,TEK URA TABAKVE,,FUTI ATY TE PASTROJNE LANEN...OSE TE LAJNE RRUGET E TIRANES...

    Përgjigju
    • Marie: 21/04/2020 14:54

      Izolim ne shtepi.Me adrese te baneses ku jetojme,Me kontrolle,Te vihen gjoba te renda n.q.s nuk zbatohet kuarantena

  • Titi: 26/03/2020 20:42

    Hallall e paç qumshtin e nënës. Me shpirt ta uroj.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 26/03/2020 20:28

    PO KUR HALLI NUK PRET 24 ORE SI BEHET

    Përgjigju
    • halli pret po te doj: 26/03/2020 22:16

      po nuk prit dot 24 ore le te presi 2 ore.por nuk priti dot as dy ore mos te presi fare se ka hall i vetmi hallqe eshte se si mund te gjejm arsye te shkruajm ndonje gje per te bere pershtypje si gjoja me te zgjuar

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri