Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! Hueyda El Saied e shokuar pas deklaratës së Neritan Cekës (FOTO)

Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! Hueyda El Saied e shokuar pas deklaratës së Neritan Cekës (FOTO)

Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka mbrëmjen e djeshme i ftuar në një studio televizive shpërtheu me mallkime ndaj shqiptarëve nëse do të votojnë në 30 qershor. 

"Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di cfare mallkimi tjetër të them" tha ai.

Lidhur me këtë deklaratë befasuese ka reagar një prej emrave më të dashur të artit Hueyda El Saied. Ajo ka dedikuar një postim në rrjetet sociale ku e cilëson si diçka të papranueshme.

‘Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi.

Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj.’ Ka shkruar ajo në postimin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frrok: 12/06/2019 10:53

    Ti zoteri shko e vizitohu ne ndonje psikiater se nuk je mire.... Te eshte prekur ndonje pjese e jotja ty nga keto votime????? Do shkoj te votoj edhe 100 here me I vendosur sec isha, pas ketij mallkimit tend, qe ne fakt nuk ka si te na zere ne per aq kohe sa ty s'te kemi marre asgje, por mund te te kthehet ty mbrapsh se ti ke marre para nga djersa jone, se rrogat e politikanit apo pensioni si ish deputet e ofiqar I ke marre ne kurriin tone. Prandaj ti zoteri I pamend dil edhe kerko 1000 here falje per ate qe ke thene!!! Se kur ti merr pension mujor tek 100,000 leke ( te reja) ka te moshuar qe s'kane cati mbi koke dhe marrin pension jo me shume se 15,000 ( te reja) , prandaj mos derdellit kot. Plak matuf pa princip. Votoj kur te dua e si dua e askush s'me ndal dot, as nje medioker si ti I rrjedhur nga trute...

    Përgjigju
  • rezi: 12/06/2019 00:39

    I bashkohem zërit të artistes, mos u trëmbni! Shkoni ushtroni të drejtën tuaj, ne shyqyr që arritëm të mos kemi frikë për të votuar, cohen tani ca si ky dhe si Meta, që duan të na e mohojnë këtë të drejtë. Po mirë, pse s'do Monika të votojë do anullojmë zgjedhjet? Sapo u mbajtën zgjedhjet për parlamentin europian. Sa votuan e dini? diku 53% e atyre me të drejtë vote. Pra pak më shumë se gjysma dhe u tha se rezultati ishte i kënaqshëm, pasi 5 vjet më parë votuan diku 48%. Nga sa kam informacion, janë mbi 70% e shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës, të zgjedhin atë që duan. Pse i pengon Presidenti? Kush është ai? Edhe mbreti s'ka të drejtë të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve, atje ku është republikë monarkike, jo tek ne që kemi republikë parlamentare. Njerëz, shkoni votoni, për kë mendoni se e meriton dhe ushtroni të drejtën elementare tuajën. Mirënjohje për ata që e duan Shqipërinë!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/06/2019 23:21

    Te lumte moj goce po e kupton ti je e zgjuar

    Përgjigju
  • Cubi: 11/06/2019 23:19

    Hallall moj vajz qe kujtohesh per atdheun ton te dashur dhe te shum vuajtur .Ky vend eshte mbushur me kriminel dhe agjentura qe se duan te miren e shqiperis.Nje nga keta eshte edhe kjo Monster parahistorike.Te uroj suksese kudo qe te ndodhesh.

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 11/06/2019 17:49

    Une si qytetar e marr si personale kete mallkim nga nje bythlepires Elbasani....Vdeksh ti dhe ajo qe ti perfaqeson si familje dhe si ide...Mos me dil perpara se..... me ke mallkuar familjarisht dhe kam shume aresye per te te bere ate qe kam ndermend more "Pleh i Akademise"..

    Përgjigju
    • Mahmut: 12/06/2019 16:59

      Cesht ky idjot qe flet ne kte menyr e heq veten me kultur.Ky qenka nje qen bir qeniqe se ka shokun

    • Titi: 11/06/2019 21:11

      Ala nuk paska zene menf ky pleh. Shiu e griu sa ishtr neper poste dhe tani me paturpesine me te madhe mallkon shqiptaret nga tavolina e Zheit pa din e pa iman. Funderrinat e kazanit mediatik dhe politik.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit