‘Jeni të privilegjuar në tregun gjerman të punës ’, Ambasada gjermane në Tiranë jep lajmin e mirë për shqiptarët

‘Jeni të privilegjuar në tregun gjerman të punës ’, Ambasada gjermane në Tiranë jep lajmin e mirë për shqiptarët

Foto ilustruese

TIRANË- Nëse keni plan për të shkuar në Gjermani për punësim, Ambasada Gjermane në vendin tonë, ka dhënë lajmin e mirë.

Duke nisur nga dita e nesërme, hyn në fuqi rregullorja e re e punësimit në Gjermani, ku thuhet se deri në vitin 2023, punonjësit shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa ka dhënë dhe detaje për hapat që duhet të ndjekin për të sguruar një vizë.

“Lidhur me rregulloren e re, Ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin për kriteret që do të ndiqen nga shtetasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19. Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare ëëë.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet