Jens Spahn: Gjermania ka thyer valën e tretë të pandemisë

Jens Spahn: Gjermania ka thyer valën e tretë të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dha opinionin pozitiv me shkallën e incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë duke rënë në 125.7 raste për 100,000 njerëz. Sidoqoftë, ai paralajmëroi kundër lehtësimit të kufizimeve në jetën publike shumë shpejt.

Vala e tretë e pandemisë duket se është thyer, këto kanë qenë fjalët e ministrit gjerman të Shëndetësisë gjatë së premtes, teksa duket se masat e distancimit social dhe përshpejtimi i fushatës së vaksinimeve ka ndihmuar në uljen e infektimeve.

Kreu i Institutit Robert Koch për sëmundje ngjitëse, Lothar Wieler, tha se incidenca e rasteve të reja me COVID-19 ka qenë në rënie për të gjithë grup moshat, dhe se është shpresëplotë që së shpejti pandemia do të jetë nën kontroll të plotë në Gjermani.

Ministri gjerman deklaroi se edhe përse situata në vend është përmirësuar ndjeshëm, njerëzit duhet të tregohen sërish të kujdesshëm.

Dhoma e Sipërme e Parlamentit gjerman miratoi legjislacionin e ri për të hequr disa kufizime për njerëzit e vaksinuar plotësisht si dhe për ata të cilët e kanë kaluar infeksionin më parë dhe që janë shëruar plotësisht nga COVID-19.

Nga e Shtuna ata nuk do të duhet të respektojnë më oraret e shtetrrethimit ose të kufizojnë takimet me miqtë.

Deri më tani 31.5 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, konfirmoi ministri Spahn.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë tha të enjten se po synonte të ofronte vaksina kundër COVID-19 për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart deri në fund të gushtit, pasi një nga vaksinat të marrë miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Gjermania ka regjistruar mbi 3 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, ndërsa virusi i ka marrë jetën 84,811 qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?