Pas 'puçit' me Duty Free, që firmosi zgjatjen e kontratës për gruan e Gjin Gjonit, detyrohet të japë dorëheqjen zv/ ministri i Financave

TIRANE-Pak orë pas takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, Zv/ ministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi detyrohet që të japë dorëheqjen. Vendimi pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin 'Nënë Tereza', që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane duke rrezikuar imazhin e qeverisë. Ministria e Financave humbi betejën me kompaninë Albania Duty Free Distribution, pasi gjyqtari Avni Sejdi vendosi në favor të gruas së Gjin Gjonit, Elona Caushi dhe jo kompanisë amerikane, që fitoi tenderin. Por si rrodhën ngjarjet deri në dorëheqjen e zv/ ministrit?

Në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, në muajin gusht në datë 16, zv/ ministri Haxhi duke përfituar nga një delegim i përkohshëm i firmës nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj që ndodhej jashtë vendit, firmosi në kohë rekord brenda 24 orëve rinovimin e licencës për gruan e Gjin Gjonit, edhe pse tenderin e ishte fituar kompania amerikane Cruise Duty Free për administrimin e këtyre ambienteve.

Më pas Ministria e Financave është njoftuar se dokumentacioni i ADFD-së nuk ishte i saktë, dhe  me kërkesë të TIA-as, i është anuluar licenca më datë 30 shtator. Por, çështja më pas përfundoi në Gjykatë, ku përfaqësuesit e Ministrisë së Financave kanë pohuar para gjykatës se kishin vepruar në mirëbesim, pra nuk se nuk e dinin se kompania e gruas së Gjin Gjonit, po fshihte rrethana që diktonin refuzimin e autorizimit, por gjyqtari Sejdi tre ditë më parë vendosi në favor të gruas së Gjin Gjonit.

Haxhi i kontaktuar nga Report TV u shpreh se e ka dhënë dorëheqjen pasi i ka mbaruar mandati, por  sqarojmë se ministrat dhe zëvendësministrat emërohen dhe shkarkohen me urdhër të kryeministrit. Ndërkohë një mandat me afat normal zgjat 4 vite, por Haxhi e ka marrë postin e zëvendësministrit në tetor të vitit 2017 si përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin si dhe kontrollin financiar.

I pyetur nëse në dorëheqjen e tij, ka ndikuar skandali me hapësirat në Rinas, Haxhi u shpreh për Report TV, se kjo çështje nuk ka pasur ndikim duke e mohuar. Haxhi ishte edhe drejtues i procesit të “screening” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me tatimet, doganat, ligjin e shoqërive tregtare, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.

Por 'puçi' në muajin gusht duke përfituar nga delegimi i firmës i ka kushtuar, pasi shkaktoi një reagim të fortë ndërkombëtar. Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas vendimit të gjykatës administrative që i dha të drejtë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas duke rrëzuar atë amerikane me tone të forta i kërkoi qeverisë shqiptare që të garantojë transparencë dhe barazi për të gjithë bizneset.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puci: 14/02/2020 13:49

    Nuk eshte " puc " por Veper Penale! Perse prokuroria nuk ka nisur hetimet dhe ta coje kete qukapik qe i sherben mafies perpara drejtesise? Kur ke pergjegjesi publike ligji nuk mund ta fale dhe as ta toleroje pasi ka shkaktuar deme te medha financiare. Apo do e lene si Gjiknurin me Qendron qe thane: Ueeeee na i hodhen! Po ju per cfare paguheni? Veper Penale dhe ketu me pasoje 2 milion dollare humbje. Nui mund te vazhdohet me keshtu.

    Përgjigju
  • Rinushe: 13/02/2020 22:30

    Asnje gazetar nuk shikon kete kompanine amerikane qe ka fituar tenderin. Eshte kompani me Tre punonjes, turp aeroportit qe I jep kontraten nje kompanie te tille. Jo cdo amerikan eshte I mire, dhe Jo cdo kompani amerikane eshte e besueshme. Turp ambasades amerikane qe e mbron.

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/02/2020 20:13

    Paguhet me taksat tona, zgjidhet nga KM pa konkurs, Gabon rende, edhe nuk denjon te Thote si esht epuna ose thjesht gabova, por na duhet te mjaftohemi me "arsye personale". Po pak detyrim karshi publikut hic e?

    Përgjigju
  • Haxhi Pordha: 13/02/2020 19:27

    Ky lloj plehre me mjeker si sqap ka rrujt leket dhe ka firmos ne kundershtim me ligjin. Shteti ka humb ftyren dhe leket ne gjyq kurse ky ja hedh vetem me doreheqje. Ministria e financave duhet te bej kallezim penal per korrupsion dhe shperdorim detyre. boll me kto ftyra pederastesh qe bejne 1 kolpo te fuqishme dhe pastaj ikin pa i hy gjemb ne kmebe. Ne burg ta coje ministria per korrupsion. Populli e kerkon me instistim.

    Përgjigju
  • Pyka: 13/02/2020 19:11

    Sapo e shikon foton e këtij individi,të krijon përshtypjen e një individi të djallëzuar!!Inteligjenca zero!!

    Përgjigju
  • andi: 13/02/2020 18:43

    Drejtoeat e Minsitrise kane nga 4-5 vite zhdukini hajdutret jane hajdute me cizme, keta i mbajne ky edhe ai ARJAN KRAJA sekretari!

    Përgjigju
  • edi: 13/02/2020 18:37

    KY zv Ministri mban ne pune shume drejtora, verifikojni drejtorat e FAF, ATK e manej shume te tjere. Kane nga 4-5 vite drejtora se jan miqte e ketij tipit....Sikur me ken pronar ky i Ministrise

    Përgjigju
  • Zoti: 13/02/2020 18:33

    Nese kerkoni kush e ndihmoi Gjinin, gjeni ke ka pasur konsulent Fiskal ne 5 vjet te fundit. Te pakten nje prej tyre punon sot ne ministri

    Përgjigju
  • Papi: 13/02/2020 18:22

    Pra ketu flinte lepuri...faji i ministrit qe firmosi jo i gjykates ku bente presion qeveria per te mbuluar korrupsionet e veta

    Përgjigju
  • Shqiptar: 13/02/2020 17:35

    Bravo Rama. Vazhdo te emerosh Ministra dhe zy. Ministra si ky zoteria ne fjale. Vazhdo te emerosh njerez pa shtylle kurrizore qe ne zgjedhje nuk te kane votuar. Bravo Rama

    Përgjigju
  • Free: 13/02/2020 17:24

    Dihet shume mire per cfare arye e zbycen kte dhe ti vij turp qe se nxjerrin para ligjit per abuzim te postit qe mbante. Na rrofshin SPAQET e KQK kur rregullat baze nuk ndiqen.

    Përgjigju
  • Llumi: 13/02/2020 17:20

    Po si e beni zv/minister nje pinxho te tille, po e di gjithe Tirana cfare sahan lepiresi i oligarkeve eshte ky. Po e ka pare gjithe shqiperia qe linte nam ne plazhet e jugut duke i mbajtur cantat oligarkeve e duke i fshire djerset nga palat e dhjamit. Po si vazhdoni te vleresoni majmune te tille. jazek ju qofte qe nuk promovoni bij te denje, por vetem legena klasi. Sa me legena jane, aq me shume i promovoni. U desh nje amerikane tju zbythte o leckamane. bravo Yuri Kim je deshira jone per hakmarrje dhe drejtesi

    Përgjigju
  • hasani: 13/02/2020 17:05

    e kreu punen ky si spiun i M.... dhe kryeres i cokave te tij ne ministri, dhe tani largohet...

    Përgjigju
  • ciku: 13/02/2020 15:57

    Po ku e kishte mendjen te puna ky???!!! Mbyllej ne zyre me sekretaren dhe bente xhiro nga blloku me biçiklete. Shkonte nga zyra private te Bakertilly, shikonte projektet qe kapte, nuk mendonte fare per punen e shtetit.

    Përgjigju
  • Arti: 13/02/2020 15:20

    Po ku ka mandat zv.ministri o b..ole, ti sdi as me rrejt. Legen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët