KAVAJË - Në kulmin e akuzave politika nga opozita joparlamentare ndaj qeverisë për marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, një lajm u përhap për dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Daiu tha se asgjë nuk është e vërtetë, dhe se ai qëndron në krye të detyrës.
"Nuk ka asnjë urdhër dhe asnjë shkresë zyrtare që të jetë për karantinë, njerëz që duan të shtijnë panik. Nuk e di kush e ka përhapur lajmin, po ua vërtetoj që jam në krye të detyrës. Gjithë udhëzimet që vijnë nga ministria e Shëndetësisë po ndiqen për koronavirusin në spitalin e Kavajës. Aktualisht këtu është një situatë virale e kohës, spitali i Kavajës është në krye të detyrës. Spitali i Kavajës karantinë? Unë i referohem udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë, nuk ka sjellë asnjë urdhër. Nuk mund të flas si një njeri që aludon, flas gjërat reale dhe është fakt që s'ka asnjë urdhër. Nuk merrem me aludime", tha Daiu në një lidhje për Report Tv.
Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili duke iu referuar raportimeve nga qytetari dixhital (anonim), tha se Ministria e Shëndetësisë karantinën për rastet e dyshuara si të prekur me koronavirus, e ka ngritur në Spitalin e Kavajës. Sipas tij kjo do të përbënte skandal pasi është zonë e banuar. Akuzat e shpërndara në rrjetet sociale u përgënjeshtruan nga Instituti i Shëndetit Publik dhe vetë ministrja Ogerta Manastirliu, që thanë se karantina spitalore nuk është në Kavajë por se aktualisht në kushtet kur vendi ka risk të ulët për infektimin nga koronavirusi, emri i spitalit nuk do të bëhet ende publik.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.2%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5004
Lajme të tjera
-
Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi
17 Prill, 14:15
-
Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)
17 Prill, 09:33
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Jakin Marena: Meta u ‘jep duart’ Kryemadhit e Berishës, mesazh për SPAK?!
13 Prill, 19:44
-
Kthimi i Berishës në Grupin e PD, Basha: Ofensivë anti-SPAK! Partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë, do marrin hapa! Paralajmëron padi për Nikollën
13 Prill, 11:43
-
Kur’ani që u përkthye për 8 vjet nën diktaturë dhe komunizëm! Esencë-Report Tv
12 Prill, 21:30
-
Mero Baze: Të gjithë nën kontroll të Argitës, përfshi dhe avokatët
12 Prill, 19:43
-
Berisha bën 6 muaj mungesë në Kuvend më 30 qershor, familja e tij sulmon SPAK: Duan t’i heqin mandatin
12 Prill, 12:56
-
Mero Baze: Përse nuk ngjit protesta para Bashkisë?
11 Prill, 21:12
Pse se fusin ne burg kete hajdutin
PërgjigjuPse duhet shpernda parlamenti apo i ka marre malli per te fyer e per te share opoziten e lirushit? Kushtetuta e thot more e bukur ne cfare rastesh shperndahet parlamenti.Duket se presidenti jone eshte marrosur nga frika,por nje skrapaliu dikur shume trim nuk i shkon per shtat kjo.Gjithsesi beji llogarit mire president para se te marresh rrugen per Rec. Pse verboheni syshe mo politikan sapo e djathta apo e majta bejne gjera te mira per kete vend ?Mbeshtetja nga SHBA dhe nderkombetaret per vendin tone duhet te na kenaqe jo te filloj terbimi nga ju
PërgjigjuPse duhet shpernda parlamenti apo i ka marre malli per te fyer e per te share opoziten e lirushit? Kushtetuta e thot more e bukur ne cfare rastesh shperndahet parlamenti.Duket se presidenti jone eshte marrosur nga frika,por nje skrapaliu dikur shume trim nuk i shkon per shtat kjo.Gjithsesi beji llogarit mire president para se te marresh rrugen per Rec. Pse verboheni syshe mo politikan sapo e djathta apo e majta bejne gjera te mira per kete vend ?Mbeshtetja nga SHBA dhe nderkombetaret per vendin tone duhet te na kenaqe jo te filloj terbimi nga ju
Përgjigju