Jep dorëheqjen Klement Zguri, Report Tv siguron letrën e dërguar në Kuvend! Ikën dhe Ilir Rusmali, kandidon për KQZ-në e re

Klement Zguri

Klement Zguri, kryetari në detyrë i KQZ-së ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend. Report Tv mëson se dorëheqjen e ka dorëzuar edhe Ilir Rusmali, i cili ka qenë këshilltari i tij. Ilir Rusmali kandidon për KQZ-së e re, që pritet të ngrihet për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Zguri në letrën e dorëheqjes së tij ka kërkuar angazhim maksimal për ngritjen e strukturave të reja të KQZ-së pasi koha nuk pret dhe se ajo ka nevojë për një drejtim një orë e më parë. Zguri thekson se pavarësisht se ka nisur puna për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zgjidhen anëtarët e  KQZ-së.

Zguri u emërua në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe i mandati i mbaronte më 3 nëntor të këtij viti.

Letra e dorëheqjes Klement Zgurit

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Universitetet mësim online dhe mbyllen konviktet, ju duket i drejtë vendimi i Komitetit të ekspertëve?

Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 18/09/2020 13:00

    Ik o zgur se mjaft tallen te ndenjurat me ty. Tani e ka radhen leferijalleshit e librazhdit te taos.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

"Karantina shpirtërore", aktivistja Xheni Karaj publikon videon sensibilizuese për të drejtat e LGBTI! Marrin pjesë ambasadorë e artistë