Jeta dhe vepra e ‘ Piktorit të Popullit’ Sali Shijaku nën rrëfimin e të birit, si i doli kundër veprës së tij dhe lidhja me heroin Vojo Kushi

Piktori Sali Shijaku bën pjesë në artistët që veprën e tyre ia kushtuan artit të së ardhmes, ndërsa jetën e ka bërë dhe e bënë, të heshtur në vilën e tij shekullore, ku ne sot takuam djalin e tij Orgest Shijakun, i cili me shumë pasion vendosi të tregoi për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’  ditët e piktorit në hajatin e shtëpisë shekullore.

Një ndër pikturat më të njohura të piktorit Sali Shijaku, është edhe ai për heroin Vojo Kushi, i cili duket se e ka shënjuar përgjithmonë jetën e tij, duke e frymëzuar dhe në  krijimtarinë e cila është nderuar me shumë çmime:

Në momentet kur ka filluar lufta ka qenë data 7 tetor 1942 brenda kalldrëmevë të shtëpisë kanë hyrë tre heronjtë në këtë moment e jëma e babait i ka hapur derën dhe i ka thënë që jeni të rrethuar, kanë që në mëngjes që milicët kanë bërë rrethimin dhe në këtë moment i ka thënë që duhet të dilni nga kjo porte dhe i ka futur në një portë ‘’qerpiçat e shijaksve’’ mesa duket ishte një vend atje që kishin depozituar dhe armët….ndërkohë babai im, pra Sali Shijaku ka qenë në dritare dhe ka bërë të gjithë historinë, dhe mesa duket këtu ka filluar të ideojë në momentete e para dhe të hedhi skicat e para se si është momenti i ngjarjes dhe mesa duket këtu ka filluar dhe që të ideoj në momentet e para dhe ka filluar të hedhi skicat e para se si është momenti i ngjarjes dhe  me anë të kësaj pikture ai është bërë edhe hero më mbrapa sepse fillimisht nuk e kishin shpallur hero vëtëm në këngët e Tiranës përshembull filluan t’i këndojnë këngë’’ u shpreh ai për idenë dhe frymëzimin për pikturën e heroit Vojo Kushi.

Por kjo pikturë ka kaluar në shumë vështirësi për piktorin, deri sa para komisionit të vlerësimit ka qenë edhe vet Sali Shijaku që i doli kundër veprës së tij:

‘’Në momentin që piktura dhe tabloja që është prej 4 metrash gati e lartë, 2 e ca është e gjerë ishte fillimisht në okra domethënë ishte e pikturuar në Okra dhe ishte mbledhur për një festë të ushtrisë dhe do të bëhej ekspozita dhe komisoni i  vlerësimit ishte mbledhur që të vlerësonte veprat e artistëve kush nga veprat do të ishte që do të vendosej dhe do të ekspozohej atëherë dikush thoshte që duhet ta heqim dikush thoshte që e ke pikturuar pa këpucë…..dhe në atë moment hidhet në votë dhe fillojnë që të ngrenë duart, dhe nga këto votuesit ngrenë  dorën edhe profesori Shijaku, kundra veprës së vet….ishte kritik sepse mesa duket kur e merr nje punë në dorë duhet që atë punë ta dorëzojë në atë nivel që dëshiron..dhe në këtë periudhë ngrenë dorën dhe thotë jam kundra dhe fillojnë salla e komisonit thojnë që si ka mundësi mbas shumë vitesh dhe në Divjakë mbaj mend që vazhdonin ta diskutonin këtë gjë…Ai doli kundër veprës së tij mendoj unë sepse nga ana kompozimit ishte shumë e fuqishme me një larmi ngjyrash në atë kohë, por ai nuke firmos pikturën, pa e mbaruar, dhe ai ka qenë momenti kur është pikturuar vërtet Vojo Kushi që ai ka fituar atë kohën dhe ato orë….më pas e ka ridërguar për vlerësim dhe komisioni menjëherë sapo e kanë parë kanë ngritur duart’’ shprehet i biri për pikturën e heroit ‘’ Vojo Kushi’’.

Për punën dhe veprën e piktorit Sali Shijaku kanë folur shumë herë edhe miqtë e tij piktorë, apo personalitete të ndryshme që e kanë vlerësuar punën e tij artisitike dhe shpesh jemi njohur me anën e tij si piktorë, por shumë pak me anën e tij si baba të cilën na e tregon i biri:

‘’Ishte një fat i madh për mua që të kem baba Sali Shijakun, ishte fati më i madh ai është përkujdesur për ne që në momentet e para, na ka marrë me vete edhe kur ishte në Divjakë, domethënë në krijimtarinë e atij ne kemi qenë gjithmonë prezent, në shumicën e punimeve që ai ka bërë në punë, ai na kishte nën përkujdesje pavarësisht fortunave të mëdha që kishte sepse kishte dhe presione psikologjike, kishte hallin e punës, kishte vështirësitë ekonomike…..por ai nuk është ndikuar nga të gjitha vështirësitë që ka pasur por është përkujdesur për ne si një baba shembullor bashkë me nënën të dy, ecnin paralel….’’ shprehet ai për babain e tij Sali Shijaku.

Të tre fëmijët e piktorit Sali Shijaku kanë ndjekur hapat e tij dhe kanë trashëguar nga ‘ Piktori i popullit’ dashurinë për artin dhe pikturën, dhe marrdhënia e tyre artistike ka qenë shumë e afërt:

‘’ Ne nuk ishim vetëm djemtë e tij por edhe ndihmësit e tij, i lanim penelat, i shtrydhnim ngjyrat, i përgatisnim telajot, i bënim leckat gati që të pastronte ato, i merrnim kavaletat, pra ne ishim katër veta në familje që e kishim atë nën mbikqyrje, pra ishim ndihmsa, ai nuk punonte vetëm’’ rikujton Orgesi momentet nga fëmijria, kur piktori Sali Shijaku, i kishte pjesë të rëndësishme në krijimtarinë e tij artistike edhe fëmijët.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS