'Jeta është e padrejtë me mjekët', regjisori Pirro Milkani tregon historinë me mesazhin sa të vyer aq edhe të trishtë

Regjisori Pirro Milkani në një lidhje live për 'Repolitix' në Report TV foli se si kalon ditët e tij në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Ai tregoi disa histori gjatë lidhjes live që mbartnin brenda mesazhe shumë të bukura dhe njerëzore por dhe një zgjim për të gjithë qytetarët se sa e padrejtë është jeta ndonjëherë.

Disa nga këshillat në lidhje me mënyrën se si të kaloni ditën regjisori Milkani, tha se mund të lexoni libra ndërsa tregoi edhe një histori të bukur dhe me humor me mikeshën e tij në Çeki në lidhje me librat që do të lexonin.

'Një mikesha ime në Çeki shkruante se do të lexonte '100 vjet vetmi' dhe 'Dashuri në kohë të kolerës', por komenti im ishte 'vetminë e kemi dhe në vend të kolerës kemi koronën. I rekomandova të lexonte 'Ushtari i mire shvejk'', tha Milkani

Për vlerësimin e ulët për punën e mjekeve, Pirro Milkani tha se artistët janë të përkëdhelur në krahasim me mjekët, pasi marrin vetëm lëvdata dhe rrallë kritikohen. Ai trego rastin e shkencëtarit që zbuloi penicilinën për të treguar se sa e padrejtë është jeta.

"Në këto kohë të vështira dalin në pah grupe njerëzish të harruar dhe këtu po flas për mjekët. Njerëzit e artit janë të përkëdhelur, pasi marrim vetëm lëvdata, ndërsa mjekët janë të harruar dhe kujtohemi për ta vetëm sot, si psh për mjekun Dritan Kalo. Shkencëtari që shpiku penicilinën i shpëtoi jetën me mijëra njerëzve. Një ditë iku në Londër me tren dhe kur zbriti pa me qindra njerëz me lule në dorë. Mendoi se po prisnin atë dhe u habit pasi ai nuk kishte lajmëruar askënd që po shkonte në Londër. Në fakt ata njerëz kishin dalë për të pritur një aktore amerikane. Kjo tregon se sa e padrejtë është kjo jetë", tha Milkani.

Regjisori bëri dhe apelin se kjo situatë kalohet me durim, disiplinë dhe se e nesërmja do të jetë më e mirë.

"Ashtu si gjithë shqiptarët jam i ngujuar bashkë më bashkëshorten në shtëpi. Interneti, telefoni dhe google janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Falë masave që janë marrë sot kemi një numër më të ulët se vendet e tjera.  Si çdo gjë në jetë që ka një fillim dhe një mbarim dhe koronavirusi një ditë do të marrë fund falë kujdesit të mjekëve dhe kujdesit që ne do të tregojmë për veten tonë", tha Milkani.

Me apelin plot shpresë së shqiptarët dhe bota do e kalojë këtë fatkeqësi, Pirro Milkanin ka rrëfyer me herët edhe historinë e gripit spanjoll, që preku dhe Vithkuqin, një fshat malor të Korçës me ajër të pastër, me çdo gjë të mirë,  por që i mori jetën gjyshit të tij dhe i la mamanë e tij jetime në moshën 10-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 27/03/2020 01:02

    Mos te harrojme edhe sa e padrejte ka qene jeta per pacientet keto 30 vitet e fundit ku zhvateshin qe nga roja i spitalit, infermieri dhe mjeku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja