Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjatë kësaj dite...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjatë kësaj dite...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Te ndihmuar nga Merkuri sot do e mahnitni partnerin dhe do e bëni atë te ndihet sa me mire. Ai nga ana tjetër nuk do lere rast pa ua shprehur dashurinë me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret do jene spontane dhe pasionante. Duke e lënë veten te lire mundësitë për takime do jene edhe me te mëdha. Yjet do ju tregojnë rrugën qe duhet te ndiqni ne mënyrë qe t'i mbani financat te stabilizuara.

DEMI 21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj problemi gjate kësaj dite. Edhe nëse keni pasur kontradikta më parë sot do mund t'i zgjidhni njëherë e mirë. Beqarët do jenë shumë të zënë me punë dhe nuk do e kenë aspak kohë të mendojnë e jo më ta kërkojnë dashurinë. Perspektivat financiare janë të shkëlqyera. Do ndiheni mirë sa herë të shpenzoni.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Mundohuni te mos e lini shume pas dore atë qe keni ne krah sot sepse ai mund te mërzitet dhe mund te kërkojë dike tjetër. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme. Ata me ne fund do vendosin ta çojnë me tej një njohje te kohëve te fundit dhe kënaqësia do jete e madhe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë çdo hap hidheni me kujdes ne mënyrë qe te mos përballeni me te papritura.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Do keni nevoje për me shume qëndrueshmëri ne çift ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe ta arrini këtë. Partneri do jete gati t'ua plotësojë dëshirat. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Qe financat mos kenë probleme duhet te kujdeseni me tepër. Mos kryeni asnjë shpenzime te pamenduar.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Nëse keni disa pengje për jetën tuaj ne çift, sot është momenti i përshtatshëm për te marre kurajën e për te folur hapur. Po nuk i zgjidhet gjerat sot, nesër ka për te qene tepër vone. Beqaret do kenë veçse takime, por nuk i dihet nëse ndonjëra do përfundoje ne një histori dashurie te vërtetë. Për menaxhimin e financave duhet te kërkoni këshilla nga te afërmit.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur sot. Ne një moment mund te linde edhe ndonjë konflikt, por gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do jene te turpshëm dhe do e kenë te vështirë ta joshin hapur atë qe pëlqejnë. Financat do jene me te stabilizuara nga sa mendonit dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e lëna pezull prej kohesh. Do ndiheni me mire edhe vete.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene me e ngrohte se me pare. Do i lini pas krahëve mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te veçante. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do takojnë personat ideale qe ne orët e para te mëngjesit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Duhet te bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite qe te ruani qëndrueshmërinë e jetës tuaj ne çift. Te shumte do jene personat qe do mundohen t'ua prishin harmoninë. Beqaret ka mundësi te kenë vetëm raste për lidhje kalimtare. Buxheti do ketë goxha përmirësim për shkak te disa shpërblimeve qe do merrni nga puna. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe investime.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Gjerat ne jetën tuaj ne çift do marrin një kthese pozitive sot. Do jeni shume me te hapur e me te logjikshëm prandaj do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur me pare. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë dhe ka mundësi te marrin vendime drastike për te ndryshuar gjithçka. Ne planin financiar kane për t'iu dale vështirësi te njëpasnjëshme prandaj do duhet me tepër kujdes.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Nuk do merreni vesh shume mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do mendoni t'i jepni fund gjithckaje. Ne fakt mire është te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit për te reflektuar ne qetësi. Beqaret me ne fund do gjejnë një person i cili do i përmbushë te gjitha kërkesat. Financat do përmirësohen papritur dhe do ju ngelet vetëm te përfitoni nga kjo gjë.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Marrëdhënia juaj ne çift ka rrezik te ftohet shume sot. Asnjeri nuk do hape rruge dhe do kërkojë gjithë kohës te dale e veta. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Për dashuritë e mëdha e te qëndrueshme do ju duhet ende te presin. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur me shpenzimet do bëni gjene me te mire.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Edhe nëse ju dalin probleme ne jetën tuaj ne çift, nuk duhet kurrsesi te mbylleni ne vetvete sot. Ato mund te zgjidhen vetëm duke folur hapur me partnerin. Beqaret nuk do pranojnë te sakrifikojnë asgjë për te ndryshuar statusin dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Për buxhet me te mire duhet te shpenzoni me kursim dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te jepni hua.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata