Erozioni i shembi shtëpinë, i moshuari jeton nën rrënoja, 1 vit pa kompensim! Bashkia Këlcyrë i hedh ‘topin’ Mbrojtjes: S’miratoi fondet

Katër shtëpi në fshatin Katundisht të Bashkisë Këlcyrë janë shembur një vit më parë për shkak të erozionit të tokës, por institucionet nuk janë vënë në lëvizje për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësia natyre.

“Ka kaluar një vit dhe katër banesat në Katundisht janë njësoj si në 17 janar 2023. Pas krahëve të mi është një prej banesave të dëmtuara nga rrëshqitjet e dherave. Qeveria shqiptare përveç premtimeve për rehabilitimin e 4 shtëpive nuk ka vepruar absolutisht. As deputetja e zonës Mirela Kumbaro nuk i ka kontaktuar banorët e dëmtuar”.

Flamur Kalemi jeton i vetëm në këto rrënoja, ndërsa vëllezërit e tij janë shpërngulur në qytet. Përmes Report Tv kërkon nga Bashkia dhe Qeveria t’i rindërtojnë shtëpinë.

“Këtu vetëm unë jam. Të tjerët me qira në Sarandë e Përmet, kunata ka shkuar tek fëmijët në Greqi. Janë rrëzuar shtëpitë, a rrihet këtu në dimër përjashta. Kryetari i Bashkisë tha se presim përgjigje nga Emergjencat në Tiranë. S’kam as çadër, të paktën të më japin një çadër. Ku të gjej lekë unë, s’kam ku shkoj. Zotit Edi Rama i kërkoj ndihmë të më bëjë shtëpinë. Po deputetja? Ajo asnjëherë s’ka ardhur këtu”.

"Vetëm ky ka mbetur, ata të tjerët kanë ikur nga fshati”, tha një banor i zonës. 

Kreu i emergjencave në Bashkinë Këlcyrë, Orlando Hadaj tha 4 objektet ne pronësi te vëllezërve Kalemi janë shpallur të pabanueshme, por rindërtimi i tyre është jashtë mundësive financiare të bashkisë, ndaj ka bërë kërkesë për fonde në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Fshati Katundisht, rreth 10 kilometra larg qytetit të Këlcyrës ka patur shpesh here probleme me rrëshqitjet e dherave por “Mbrojtja Civile” në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka qëndruar e shurdhër karshi kërkesave të banorëve.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh