Jo më leje por vetëm njoftim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin 262 të Kodit Penal për protestat e tubimet: Të korrigjohet brenda 6 muajsh

Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata Kushtetuesja e cila ka pranuar kërkesën e Gjykatës Apelit Shkodër dhe ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar se Gjykata ka kërkuar që neni përkatës të korrigjohet brenda 6 muajsh. Tubimet e paligjshme quheshin kundravajtje penale dhe dënohej me gjobë deri në 2 vite burg.

Gjykata Apelit Shkodër i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në janar të vitit të kaluar të shpallë antikushtetuese ndryshimet e kodit penal që konsiderojnë vepër penale protestat që organizohen pa leje.  Ndryshimi i bërë në vitin 2017 Nenit 262 në kodin penal kërkon leje për organizim të protestave në të kundërtën dënohesh me gjobë ose me burg deri në një vit.

“Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e  parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.  

Neni 262 i Kodit Penal, i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 05/05/2021 16:19

    opa, tani i kemi ne rruge gomeret e opordhzites per ca dite se aq e zgjasin!!! (pas 6 MUAJSH se ateher hyn ne fuqi, nderkohe po u tha rrakedakja te bejne llogje, zbatoni 2 vjet burg ose jepuni pune ketyre te Gjykates Kushtetuese ta kontestojne)

    Përgjigju
    • Jekushje: 19/06/2023 10:36

      na keni ca ... si ju te pozites si kta te opozites. Je i zhytur me mut deri ne fyt si ti si kta skemi nevoje me ju lexu komentet nga njerez injorante qe na harxhojne oksigjenin kot. Shko dil protesto per Luizin dhe ti merr palaco njeri se jeni bere te gjithe me keq se bagetite. Vetem mbylle mos i bej te tjeret me injorante me injorancen tende te tejskajshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale