Jo më me gomone! Kapen 16 shqiptarë që po iknin ilegalisht në Angli me jaht

Jo më me gomone! Kapen 16 shqiptarë që po iknin ilegalisht në Angli me jaht

Foto ilustruese

Shqiptarët kanë gjetur tani më një rrugë tjetër për të shkuar ilegalisht në Angli. Jo më me gomone apo kamion, siç kanë ndodhur në të kaluarën, por me jaht, megjithatë as kjo mënyrë nuk i ka ofruar një udhëtim të sigurt.

16 shqiptarë janë kapur në brigjet e Zelandës. Mediat lokale bëjnë me dije se krahas tyre janë kapur edhe dy persona me origjinë nga Ukraina që besohet se ishin drejtuesit e jahtit, i cili do të vijonte lundrimin për në Angli.

Të dy ata do të akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.

Mbrëmë, gjatë një kontrolli të një jahti në brigjet e Zelandës, arrestuam 2 të dyshuar ukrainas si të dyshuar për kontrabandë njerëzish. Në jaht u gjetën 16 shqiptarë. Po vijojnë hetimet”, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri