‘Jo’ që finalja e Ligës së Kampionëve në luhet në Stamboll për të protestuar kundër sulmit turk ndaj kurdëve? Ja si janë përgjigjur në internet

‘Jo’ që finalja e Ligës së Kampionëve në luhet në Stamboll për të protestuar kundër sulmit turk ndaj kurdëve? Ja si janë përgjigjur në internet

Apeli në internet është bërë viral në vetëm disa ditë, saqë në Itali, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Vincenzo Spadafora, i ka kërkuar Uefa-s të revokojë vendimin që Stambolli të jetë vendi ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, më 30 maj, në shenjë proteste kundër ofensivës ushtarak turke kundër kurdëve.

Ndërsa Evropa nuk ka vendosur ende si të reagojë të ndalojë shitjen e armëve në Turqi apo të zbatojë sanksione ekonomike kundër Turqisë, ‘Bota e topit’ ka nisur të lëvizë e para.

Organizatat dhe palët jofitimprurëse që kanë nënshkruar apelin, kanë për qëllim t'i japin një sinjal të fortë komunitetit ndërkombëtar.

Por UEFA ka frenuar gjithçka.

Në një reagim të sajin, ajo ka thënë se: Revokimi i finales është ende i parakohshëm, edhe pse ‘Bota e Sportit’ nuk mund të rrijë indiferente.

Gazeta italiane La Stampa dje kishte hedhur në faqen e saj për lexuesit pyetjen: Çfarë do të bënit nëse do të ishit UEFA?

Deri në orën 22:00 të ditës së djeshme, kishin votuar 11 mijë lexues, 90% e të cilëve kishin votuar për revokimin e vendimit që finalja e Ligës së Kampionëve, të luhet në Stamboll dhe vetëm 10% ishin pro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje? 

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?