‘Jo tradhtarë të zgjedhur’, Koçi për Report Tv: Të mos ketë më 'Beleri' në politikën shqiptare

Personat e dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare nuk duhet të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike. Kjo nismë depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Petro Koçi parashikon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ata persona që i ka cilësuar si “Tradhëtarët e Kombit”.

Iniciativa e deputetit Koçi duket se e ka një arsye, mospërsëritjen e rasteve si Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, në burg për shitblerje votash, ndërsa gati 20 vite më parë, në 2003-shin i dënuar për djegie të flamurit shqiptar.

Për Report tv, deputeti Koçi akuzon opozitën për meskinitet që në nismat e saj, nuk ka përfshirë një kërkesë të tillë

‘Është absurd fakti që PD ka propozuar ndalim të përjetshëm zgjedhjeje apo emërimi të shtetasve që kanë kryer vepra të ndryshme kriminale por ka harruar të përfshijë tradhtinë ndaj atdheut, përdhosjen e simboleve shtetërore dhe kombëtare. Për ta verifikuar këtë gjë shërbeu rasti Beleri.’- tha Koçi.

Koçi me draftin e ri, do të shkojë më tej. Jo penalizim vetëm për individë tradhtarë, por edhe për partitë politike

Projektligji pengon të zgjidhen jo vetëm shtetasit që mund të kenë kryer këtë figurë krimi por edhe parti të tipit Agimi i Artë, si PD dhe LSI të kandidojnë persona të përfshirë në krime kundër Republikës së Shqipërisë.

Miratimi I këtyre ndryshimeve në ligj kërkojnë 84 vota në Kuvend, çka do të thotë se mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë konsesusin mes tyre.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara

'Euro 2024'/ Tring fiton të drejtën ekskluzive të trasmetimit të kampionatit, dy kanale të dedikuara