Jo vetëm 'Air Albania' në Shqipëri, edhe Britania e Madhe vë në dispozion stadiumin për vaksinimin anti-COVID

Jo vetëm 'Air Albania' në Shqipëri, edhe Britania e Madhe vë në dispozion stadiumin për vaksinimin anti-COVID

'Air Albania' dhe 'Old Trafford'

Në Shqipëri prej 2 javësh tashmë është duke u bërë vaksinimi anti-COVID në stadiumin kombëtar 'Air Albania'. Qeveria shqiptare është kritikuar se ka zgjedhur stadiumin për propagandë. Por ndërkohë Shqipëria nuk është i vetmi vend që përdor stadiumet për të bërë fushatën e vaksinimit.

Në Britaninë e Madhe, Manchester United ka hapur Old Trafford për të trajnuar qindra vullnetarë si pjesë e programit mbarëkombëtar të vaksinimit COVID-19. Stadiumi do të përdoret si një strukturë në shkallë të gjerë trajnimi gjatë pesë fundjavave të ardhshme.

Po trajnohen 30,000 vullnetarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të administruar vaksinat COVID-19.

Vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në Shhqipëri vijon në “Air Albania” që prej datës 11 janar. Deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë.

Në programin kombëtar të vaksinimi ndaj COVID-19, është përcaktuar që pas punonjësve shëndetësor në radhë për tu vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjeç e deri tek ata mbi 65 vjeç, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Nga trajnimi për vaksinimin në 'Old Trafford;

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/01/2021 00:58

    Mos ka dhe /OLD TRAFFORD/ndonje lloj <<Duka>> qe te kerkoje fitimin e rastit ,qirane ?

    Përgjigju
  • Kimona: 23/01/2021 17:04

    E ore mire bejm por vaksinat ku jan?

    Përgjigju
  • Turi: 23/01/2021 16:11

    Na vodhen projektin hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje? 

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?