Dasma ndryshe! Ngjitur me protestën e opozitës ceremonia martesore e motrës së Grida Dumës (VIDEO)

Jo vetëm protestë. 50 metra larg kryeministrisë ku opozita jokuvndore kërkon largimin e kreut të qeverisë Edi Rama, ka dasëm. Martohet motra e ish-deputetes Grida Duma. 

Një ceremoni martesore ndryshe nga të tjerat ku veç muzikës me Dj apo Live, do duhet të dëgjojnë edhe vuvuzela, kapsolla, fjalime politike. Para kryeministrisë opozita jokuvendore protestoi duke qëndruar për më shumë se një orë.

Mbështetësit u larguan më tej në një marshim drejt Parlamentit.

Shqiptarja.com mëson se dasma është orgnaizuar nga motra e Grida Dumës, ish-deputetja e Partisë Demokratike, tek "Rogneri".

Një dasëm nën brohorima protestash dhe muzikë festive.

Në bulevardin” Dëshmorët” e Kombit opozita sot këtë të shtunë  protestën e 6 kombëtare, teksa jashtë këtij perimetri jeta në kryeqytetet vijonte normalisht.  Lokale dhe restorante të mbushura plot, njerëz që shëtisin në mbrëmje dhe nxitojnë të shijojnë fundjavën. Parku i Madh i Liqenit Artificial ishte një tjetër hapësirë në kryeqytet ku nuk u ndje atmosfera e protestës. Qindra qytetarë kishin mbushur skenën e Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial për të ndjekur repertorin e grupit të njohur irlandez dhe muzikën origjinale të Ansamblit Tirana.

Grupi muzikor irlandez  kishte ne përbërje edhe kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane. Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit u luajt edhe muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana, të cilët dinë gjithnjë të dhurojnë spektakël të vërtetë.

Protesta e opozitës zgjati më shumë se dy orë, por ndryshe nga herët e tjera kjo protestë nuk u shoqërua me akte të dhunshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 25/05/2019 22:57

    Me trashegime motra, por sikur s’shkon te protestosh kunder varferise dhe te besh dasma ne familje mes luksit.

    Përgjigju
  • rrema: 25/05/2019 22:47

    Ore u martua GRIDA me SALIANUSIN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale