Jo vetëm për njerëzit, tani parukeri edhe për kafshët, trendi i ri në Tiranë

Kujdeseni gjithnjë që të jeni shumë të kuruar dhe të keni gjithnjë një pamje të bukur? Epo tashmë kjo gjë ka filluar të aplikohet edhe për miqtë tuaj me 4 putra. Shumë të dashur për ne , ata kanë nevojë për përkujdesje maksimale, pra për shërbime jo vetëm utilitare, si ushqimi apo nevojat personale, por edhe për shërbimin estetik. Kjo ka bërë që së fundmi, ashtu si në gjithë botën, edhe në Tiranë të ngrihen qendra estetike te posaçme për kafshët. Këtë gjë e bën më së miri estetistja e kafshëve shtëpiake  Ilva Leskaj e cila këtë mëngjes ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV. Më herët ne shkuam edhe në parukerinë e kafshëve shtëpiake, ku Ilva tregoi hap pas hapi kujdesin për qenin e saj 9 vjeçar Furia të cilit i bëri një prerje të quajtur “Si pantallona”

"Do të shohim veshët, prerjen e thonjve, pastaj larjen, qethjen dhe mbi të gjitha që të ketë një pamje shumë të bukur, të pranueshme sipas racave. Furia është 9 vjeç dhe do ti japim një prerje që quhet “Si pantallona” . Do bëjmë pastrimin e veshëve sepse ka shumë qime që duhen hequr pasi mund të krijojnë infeksione në vesh.", - tha estetistja e kafshëve shtëpiake Leskaj

Qeni Furia në studion e "Rreze Dielli" 

Ndërkaq, gjatë bisedës në studio, përveçse zbuloi mënyrën e duhur profesionale të kujdesit estetik të miqve me katër putra, Leskaj u ndal edhe tek disa veprime që i kanë bërë shumë përshtypje negative në vendin tonë, si për shembull qethja nën efektin e anestezise.

"E para gjë që më ka shokuar në fillim ishte qethja që bëhej me anestezi. Ishte diçka që unë nuk e kasha dëgjuar asnjë herë jashtë sepse anestezia nuk mund ti jepet qenve, vetëm në raste të veçanta, për sëmundje apo operime. Kjo për mua nuk është e pranueshme, pasi ka shumë e shumë mënyra të tjera. Në shkollën e estetikës studiohet edhe qëndrimi i qenit në tavolinë, si duhet të sillemi apo si duhet ti kapim putrat. Pra nuk duhet ti biem shkurt, pasi ka mënyra të tjera shumë efektive",- u shpreh Leskaj në studion e "Rreze Dielli"

Nisur nga realiteti shqiptar i kulturës së kujdesit ndaj kafshëve shtëpiake, Ilva shprehet se në vendin tonë, mungon profesionalizmi në këtë shërbim dhe përgjithësisht e marrin përsipër dhe e kryejnë persona të pa specializuar në këtë fushë, dhe madje as veterinerët që mund të konsiderohen njohës të mirë të kafshëve nuk mund të bëjnë rolin e estetistit apo parukjerit.

"Nëse neve për të qethur flokët shkojmë në parukeri dhe për tu shëruar shkojmë te doktori, është e njëjta gjë edhe për qenin. Një veteriner mund ta shërojë, mund të përgjigjet për të gjitha gjërat mjekësore, por nuk mund të hyjë në parukeri, mbi të gjitha këtu nuk ka degë parukerie në shkollën veterinare." tha estetistja e kafshëve shtëpiake Ilva Leskaj

Në të gjithë botën janë të shumtë adhuruesit e kafshëve të cilët zgjedhin të marrin dhe të bashkëjetojnë me një një të tillë, duke i konsideruar shpesh edhe si pjestarë të vërtetë familjeje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë