Johnny Depp në lidhje dashurie me avokaten e tij?

Johnny Depp në lidhje dashurie me avokaten e tij?

Johnny Depp dhe Camille Vasquez

Johnny Depp ka kaluar një kohë të vështirë së fundmi dhe nuk i ka pasur aspak mirë punët me dashurinë. Ai ka qenë në lidhje me disa prej femrave më të bukura në botë, duke përfshirë Kate Moss, Vanessa Paradis dhe Jennifer Grey dhe së fundmi po përflitet për një lidhje të mundshme me avokaten e tij. 

Depp tashmë është në një betejë ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard, kundër së cilës ka ngritur një padi për shpifje me një vlerë prej 50 milionë dollarësh lidhur me një shkrim që ajo postoi në “The Washington Post” mbi abuzimin në familje, referuar aktorit.

Së fundmi Depp është përfolur për një lidhje dashurie me avokaten e tij.

Thashethemet thuhet se kanë qarkulluar për shkak të ndërveprimeve të tyre në sallën e gjyqit, ku dyshja shihen të kapur për dore, Depp, duke tërhequr karrigen për të ndër të tjera, shfaqen duke qeshur.

Për të hedhur poshtë thashethemet, një burim i tha "TMZ" se marrëdhënia e tyre është rreptësishtë profesionale, dhe se Camille Vasquez thuhet se është në një ‘marrëdhënie serioze’ me një agjent britanik të pasurive të patundshme.

Vasquez është avokatja që i tha jurisë se si Heard po refuzon të pranojë se ka gënjyer dhe tani ka gërmuar edhe më thellë. Camille është shprehur se Amber ka vite që e jeton këtë gënjeshtër dhe se kjo do jetë performanca e saj e jetës, në sallën e gjyqit./Republicworld.com

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet