Johnson dhe Nauseda: Biden do të përcjellë mesazhe të qarta për Rusinë dhe kërcënimet që vijnë nga ajo

Johnson dhe Nauseda:  Biden do të përcjellë mesazhe të qarta për Rusinë dhe kërcënimet që vijnë nga ajo

Në deklaratën e tij të parë hyrëse në Samitin e NATO-s kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se takimi i sotëm do të jetë i mrekullueshëm për të ardhmen e aleancës.

“ Është hera e parë që Biden do të jetë këtu për të treguar forcën e aleancës transatlantaitke. Është e rëndësishme që 30 vende janë këtu, të diskutojmë këtu për shumë aspekte. Të investojmë në modernizimin e NATOS. Për këtë do të punojmë të gjithë bashkë’, tha Johnson.

Sa i përket Kinës, ai theksoi se Kina është një fakt gjigand në arënën ndërkombëtare por theksoi se të gjitha vendet anëtare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje për sfidat që paraqet Kina pasi askush nuk do fillimin e një Lufte të Re të Ftohtë.

 Sa i përket Rusisë, Johnson shpresat  i ka të lidhura me SHBA-në  dhe angazhimin e Biden.

“Jam gjithmonë pozitiv dhe me shpresë se gjërat do të përmirësohen me Rusinë. Ne si Mbretëri e Bashkuar jemi të zhgënjyer. Unë e di se presidenti Biden do t’i përcjellë mesazhe të fuqishme Putin në ditët në vijim”, tha Johnson.

Në anën tjetër presidenti i Lituanisë u shpreh se Gitanas Nausėda tha se është e nevojshme marrja e vendimeve unison për kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia. 

" Duhet të kemi përgjigje të unifikuar kundër Rusisë. Gjithashtu mendoj se ësht ëthelbësore të ndërmarrim masa imediate kundër Bjellorusisë, regjimi i së cilës është gati të kërcënojë jetët e njerëzve, për të ruajtur regjimin", tha Nauseda.

Deri tani në Samit kanë arritur presidenti france Emanuel Macron, kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti turk Rexhep Taip Edorgan, kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir.

 


Lajmi kryesor:

Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Për të luftuar Kinën e Rusinë, duhet forcuar bashkëpunimi SHBA-BE! I pranishëm dhe Rama


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur