Për avokatin Spartak Ngjela, kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) Joni Keta u zgjodh nga amerikanët.
I ftuar në emisonin ‘Studio Live’ në Report Tv, Ngjela tha se SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ky emërim ishte i pritshëm.
‘Ishim të sigurt për këtë, sepse SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ne atje kemi edhe shpresën. Nuk është korrupsioni këtu në një sektor, këtu ka qenë dhe është ende korrupsioni në shumë sektor. Por ajo që më ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar.
Unë e kisha dëgjuar si emër po atë e zgjodhën amerikanët. Atë e ka marrë politika amerikan në dorë edhe ekspertët atje janë amerikan dhe ne kemi shpresë sepse rangjet e larta të politikë amerikane e kanë në konsideratë Shqipërinë. Presidenti amerikan ka thënë që ne do t’ja heqim korrupsionin Shqipërisë. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka shpresë’, tha ai.
Një koment e pati edhe zgjedhjen e drejtuesit të ri të Avokatit të Popullit, i cili pritet të zgjidhet të enjten.
‘Kur të dal emri i kryetarit atëherë do të japë një mendim, duhet parë se kush do të zgjidhet. Do të duhet që të dimë emrin. Po Avokati i Popullit është figura e 3 e shtetit shqiptar. Është kreu i akuzës, nuk është pak. Ne po vuajmë nga korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri’, tha ai.
Komente












