Josa rrezikon postin te Kukësi: Ne trajnerët këtë punë kemi, por klubi mos të nxitohet

Humbja kundër Skënderbeut ishte një tjetër rrufe në qiell të hapur për Kukësin, që në këtë mënyrë pëson disfatën e dytë radhazi, ndërsa në 7 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore. Këto rezultatet kanë vënë në pikëpyetje trajnerin Josa, i cili thotë se nuk do habitej nëse shkarkohej, por shton se klubi nuk duhet të marrë një vendim të nxituar.

“Ne për këtë punë jemi për t’u shkarkuar dhe ngarkuar. Nëse është për të mirën e klubit jam në dispozicion për çfarëdo lloj vendimi, por nuk duhet të nxitohemi,”-tha Josa.

Me humbjen e fundit duket se Kukësi i ka thënë lamtumirë edhe Kupave të Europës, por ky objektiv nuk është një problem sipas Josës.

“S’është problem I Europës, por ne kemi problem që të grumbullojmë sa më shumë pikë, që të jemi sa më të qetë në vazhdimësi,”-u shpreh trajneri i Kukësit.

Ndërkohë te Skënderbeu tre pikët kanë ngjallur shumë shpresën për mbijetesë. Ky rezultat i çon korçarët në kuotën e 22 pikëve, katër më pak se Bylisi i vendit të tetë. Sipas trajnerit Memelli nëse skuadra jep maksimumin në çdo ndeshje mbijetesa është një objektiv që mund të arrihet.

“Besoj se ndaj një skuadre me kualitete si Kukësi kemi marrë maksimumin dhe e kemi merituar. Kampionatin e kemi me veten tonë. Që do të thotë se do marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Më pas nëse bëjmë këtë gjërat do të thjeshtohen. Ne i respektojmë kundërshtarët, por padiksutim njohim edhe forcën e skuadrës tonë, tek e cila bazohemi dhe shpresojmë se çdo gjë do shkojë mirë,”-deklaroi Memelli.

Ndeshja e radhës për Skënderbeun është të shtunën kundër Tiranës në Korçë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Balluku: Aeroporti i Kukësit do të jetë operacional, nga sot nisin testimet në kompanitë ajrore! Në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm