Jozefina Topalli gjyshe për herë të parë! Njihuni me dhëndrin 'misterioz' (FOTO)

Megi Topalli është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë. Sot ka qarkulluar lajmi i bukur se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të bëhet gjyshe së shpejti. Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë. Mirëpo, kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën ekonimistes shkodrane?

Partneri i Megit quhet Angjelin Serreqi dhe siç citon ShkodraWeb, ata jetojnë bashkë prej disa muajsh.

Angjelini është pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane dhe se lidhja e tyre është bërë tashmë edhe zyrtare mes dy familjeve. ‘Angjo’ siç e thërrasin miqtë ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për shkenca kompjuterike. Prej më shumë se 1 viti e gjysmë informaticieni është zhvendosur në Tiranë ku drejton edhe kompaninë e tij që merret me shërbim IT dhe zhvillim software-sh për bizneset.

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kush janë patronazhistët e vërtetë që bëjnë presion mbi zgjedhësit?!