'Ju e keni radhën'/ Pas sulmit terrorist, kërcënohet kryeministrja e Zelandës së Re

'Ju e keni radhën'/ Pas sulmit terrorist, kërcënohet kryeministrja e Zelandës së Re

Një javë pas sulmit terrorist që tronditi Zelandën e Re, ku 50 persona u qëlluan me armë për vdekje teksa po faleshin në një xhami, në rrjetet sociale kryeministrja e vendit ka marrë mesazhe kërcënuese. Sipas mediave vendase mesazhet ishin të shoqëruara me foto armësh mbi të cilat shkruhej: Ju e keni radhën.

Jancinda Ardern ka denoncuar menjëherë kërcënimet në polici, ndërsa janë mbyllur nga autoritetet dhjetëra llogari Twitter-i, nga të cilat erdhën kërcënimet. Mediat gjithashtu thotë se mesazhet kishin edhe përmbajte urrejtjeje anti-islamike. 28-vjeçari Brenton Tarrant qëlloi me armë në xhamitë  Al Noor dhe Linwood në Christchurch, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha që ka përjetuar vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion

PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion