'Ju lutem shpëtoni engjëllin tim!' Familjarët kërkojnë ndihmë për 16-vjeçarin me leucemi akute

Ende pa nisur jetën e tij, 16-vjeçari Anxhelo Lico, nga fshati Havaleas i Fierit, po përballet me sëmundjen e rëndë leucemi akute. Anxhelo u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute në vitin e parë në gjimnaz, ku një ditë të zakonshme për të, kur po shkonte në shkollë, sëmuret. Teksa aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT në Tiranë, sëmundja e tij kërkon nevojën urgjente për një transplant të palcës. Familjarët i bëjnë thirrje shtetit që t'i ndihmojë me kurimin e tij në Itali, pasi vetë nuk kanë mundësi për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Mamaja e Anxhelos, Luljeta Lico mes lotësh dhe me zërin që i dridhet kërkon ndihmë për të mundësuar kurimin e djalit jashtë shtetit. Lutjet e saj shkojnë për këdo që ka mundësi për ta ndihmuar.

"Djalin e kam shumë të sëmurë, kushtet ekonomike nuk i kemi që ta çojmë jashtë shtetit. Djali ka sëmundjen e leucemisë, unë i kërkoj ndihmë shtetit e të gjithëve të më ndihmojnë me djalin se unë nuk kam mundësi. Ai është në spital ka 2 javë në spital, nuk e përballojmë dot është shtrenjtë. I kërkojmë ndihmë të gjithëve", tha nëna e Anxhelos

Thirrjet për ndihmë vijnë edhe nga gjyshja e Anxhelos, dashuria për nipin e saj nuk njeh kufij, por tashmë i duhet ta shohë 16-vjeçarin mes dhimbjeve të sëmundjes së rëndë. Ajo i bën thirrje kujtdo që t'i shpëtojnë "engjëllin e saj", pasi ashtu e quan ajo të nipin.

"E kanë rritur ne varfëri, me pikat e qumështit në shishe edhe djalin nga e mori bufi nga bankat e shkollës me libra në duar dhe e kemi shumë sëmurë shtruar në spital. Djali 16 vjeç, i bëj thirrje të gjithëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, shtetit dhe kush ka mundësi edhe sado pak të na ndihmojnë për djalin", tha gjyshja e Anxhelos.

Fshati ku ka shtëpinë Anxhelo, edhe pse i vogël ka banorë me zemër të madhe.

"Janë të varfër, jetojnë si mos më keq me pikën e qumështit që shesin. Fëmija i tyre që mezi e kanë rritur është shumë sëmurë. Ne do e ndihmojmë, patjetër por të gjithë ta ndihmojmë, ka nevojë të kurohet sa më parë", thanë banorët

Anxhelo ka nevojë për këdo nga ne, në mënyrë që t'i kthehet jetës së mëparshme, ku të lërë krevatin e spitalit dhe të shkojë në shkollë bashkë me shokët e tij. Kushdo që është i interesuar të ndihmojë Anxhelon të kontaktojë në numrin e telefonit të familjes së tij 0697236913.

 Numri i llogarisë në bankë AL19 2121 1322 0000 0000 0133 3562 në emër të babait të Anxhelos, Leonardi Lico.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës