Ju mbaron afati i qëndrimit dhe s'ktheheni dot? Rama qetëson shqiptarët në Greqi: S'do gjobiteni

Ju mbaron afati i qëndrimit dhe s'ktheheni dot? Rama qetëson shqiptarët në Greqi: S'do gjobiteni

TIRANE-Kryeministri Edi Rama qetëson të gjithë shqiptarët që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore (me pasaportë në Schengen) se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t'ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja" shkruan Rama.

Ndërkohë që ambasada greke në Tiranë konfirmon lajmin që njoftoi kryeministri dhe thekson se nuk pengojnë daljen e shqiptarëve nga Greqia. "Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej  mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë  shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast  Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi - Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime  të posaçme  që  parashikojnë  zgjatje të lejeve të qëndrimit  që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme" mbyllet njoftimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 03/04/2020 12:22

    Seshte e vertet 1200 gjobe mora në kakavijë

    Përgjigju
  • Nona: 31/03/2020 20:28

    Po ku veni o popull? Akoma ne turme ecin keta? Po kujdesuni o njerez se do beheni burim vdekjeje per veten e te tjeret. Zoti na paste ne sy te gjitheve se jemi shtet i mbaruar

    Përgjigju
  • Vlore: 31/03/2020 20:10

    Mbyllni more kufijte me jorgote cpaskeni qene keshtu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete