'Ju nuk e njihni Qazim Ismailin, që fëmijët ia gjymtuat me Gërdecin'

'Ju nuk e njihni Qazim Ismailin, që fëmijët ia gjymtuat me Gërdecin'

Nuk e kam zakon të fajësoj askënd që rend pas lajmit të fundit dhe atij ekskluziv, sepse ato kërkojnë gjithmonë konfirmim me kohën. Teksa pritej që lufta e tretë të bëhej për klikime, koronavirusi nxitoi për të na mbyllur brenda duke sjellë edhe budallepsje. Dhe kush u zhgënjye nga ky zëvendësim, nxitoi deri në dalldi për të bërë klikime me koronën.

Në morinë e mijëra lajmeve të pakonfirmuara, spikati sot ai për banorin e Vorës, Qazim Ismaili.

Unë nuk dua të tregoj licencat e tij si infermier. Aq më pak të merrem me portalin që e cilësoi si “pompisti i veshur si mjek”. Dua të them disa të vërteta, për ju që nuk e njihni infermierin vorak. Sepse unë e njoh!

Qazim Ismaili punon në karburant, sepse njësia bashkiake Vorë nuk ka spital që të kërkojë infermierë. Si çdokush, as Qazimi nuk ka pasur interes të bëjë Vorë-Tiranë-Vorë për rrogën e infermierit. Ndaj ka zgjedhur të punojë në karburantin pranë shtëpisë së tij, në fshatin Marqinet.

Por ai është infermier, dhe më tepër italian e shqiptar sesa artikullshkruesi. Dhe e dini pse?

Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak. Më pas për 9 vite në Spitalin Nr.2 dhe pesë vite të jetës së tij si infermier në Itali.

Ai është kthyer në Shqipëri në vitin 2008 pas vrasjeve dhe plagosjeve shtetërore në Gërdec.

Qazimi është baba i tre fëmijëve: Jonidës, Artiolës dhe Roelit.

Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka italianëve për fëmijët dhe shtëpinë e tij, e ka sqaruar ai vetë.

Unë po përpiqem të sqaroj pa paragrafë të mbushur me metafora e fjalëkryqe, jetën e infermierit që dikush e bëri pompist. Ndoshta sepse i kapardisur në fuoristradë, një mëngjes teksa udhëtonte drejt Dhërmiut, e ka vënë re në karburantin e Vorës.

Por Qazimi është si shumë profesorë që i gjen edhe duke shitur banane apo paketa duhani. Por është si askush tjetër, që lë fëmijët e sëmurë për t’i kthyer borxhin Italisë!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 01/04/2020 18:06

    Nuk e kuptoj pse thone :"që lë fëmijët e sëmurë për t’i kthyer borxhin Italisë!" me sa eshte shkruar ne njoftimet e qeverise, keta zoterinjte do paguhen 3000 euro ne muaj. Nuk eshte mision humanitar. eshte misinon mercenar. Dhe une do shkoja po te kerkonin shofer qe paguhet 1500 euro ne muaj..

    Përgjigju
  • Sazan: 31/03/2020 20:28

    Pershendetje te gjitheve doja tu thoja qe Qazim Ismailin e kam njohur ne Itali ne vitin 2000 dhe e di historine e tij qe 20 vjet para ka punuar si infermier dhe ne 2008 eshte e vertete qe u largua nga problemet e familjes dhe probemi i Gerdecit per mos lene vetem familjen dogji permesso soggiorno sa do doja ti jepja doren per gest qe ka bere po nuk munedem spese nuk me lejohet e pershendes fort dhe suksese te metejshme

    Përgjigju
  • Cubel Breca: 31/03/2020 17:36

    Jetojm ne shqiperi dhe ketu shumica e njerezve meren me ca budallalleqe pa kuptim ca ka ky ca meret ky,nuk meren me punet e hallet e tyre.Shkurt injoranc.

    Përgjigju
  • Andi: 31/03/2020 17:29

    Po PV e ka ne terezi per vete, i intereson veten lufta politike dhe jo ajo qe po ndodhe ne kete kohe ne vendin e vet.

    Përgjigju
  • Ku ka ze nuk eshte pa gje: 31/03/2020 16:52

    Pershendetje. Se pari me lejoni te falenderoj dhe te pergezoj qeverine shqiptare per kete alt teper human. Lidhur me rastin ne fjale, kam mendimin se do te ishte me e udhes qe te publikohen te gjithe licensat dhe diplomat ne menure qe te trajtohet ky keqkuptim.

    Përgjigju
  • Kaltra: 31/03/2020 16:25

    Po ti hap syte Titi dhe te shohe se nuk iu mbyll goja,vrer,vrer,vrer nga mengjesi ne darke.Ate grup 30 heronjsh nga Shqiperia nuk mbeti njeti pa i pershendetur e pergezuar.Hijenat nuk respektojne karantinen dalin per gjah se nuk jetojne ndryshe.Vetem keta nuk thane nje fjale te mire.Po le te verdallisen se korona verdalle eshte...

    Përgjigju
  • Faisbe: 31/03/2020 16:13

    Llumi mediatik i sahan-kazanit plot vlomra neveritese u derdh mbi kete prind,bashkeshort,specialist me zemer te madhe-Qazim Ismaili! U mbytsh me gelbazen tende o fryme antihumane.....!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 31/03/2020 16:08

    Portale kurvash dhe bordello ato qe sponsorizojne keto dhe njollosin njeriun me te dashur e nderuar ne Vore

    Përgjigju
  • CaBone: 31/03/2020 15:45

    Bravo Ardit. Faktet Flasin me shum se gjithcka. Problemi eshte se kta burbuqet qe mashtrojn duan ti respektosh grat & motrat. Vetem per Respekte me ja bo.

    Përgjigju
  • Ata Kriminele nese nuk terhiqen zvare neper Bulevard ..keshtu do fallen me Popullin fukara...: 31/03/2020 15:33

    Ne rradhe te pare ,,,Zoti e ndimofte me keto fatekeqesi qe paska .. Pastaj atyre Krimineleve ,,vetem Populli Ju vjen hakut atyre muterve qe vrane e prene dhe akoma cicerojne ... Por fatekeqesia me e madhe qe nje pjese akoma Manipulohen..

    Përgjigju
  • FUNDËRRINAT E KOMBIT: 31/03/2020 15:21

    Po tani çfar do thon kta fundërrina që gënjejn pa pikën e turpit se nuk ka gjë më korekte e FAKT i pa kundërshtushëm. Ky njeri me karakter po ju kthen nderin Italjanve me ndihmën që i dhan kta për fëmijët e ti që i gjymtoi KRYEKRIMINELI maloku qeni bastard ish sekretari partis se sumës ( punës) pisi salhe. E kta jan aq të pa ip sa tani më e pakta është të kërkojn falje. Edi Rama po ju a bën ktyre me në krye miun a di bushati nonat motrat e ça ju mban pragu mrapa e para e kta prap s'marin vesh. PTY RAC PISE RAC E BASARDUAR ME KAFSH.

    Përgjigju
  • ABC: 31/03/2020 15:06

    Bravo Ardit! Keshtu, me fakte,i mbyllet goja atyre qe vjellin vetem vrer pa pyetur fare se demtojne njerez te thjeshte e hallexhinj si zotria ne fjale.

    Përgjigju
  • Neveri: 31/03/2020 14:58

    He te keqen nxirrni edhe 21 Janarin se keto 2 data mbani mend ju sa here ju shan njeri.Petrit Vasili eshte plehre e deklaruar boterisht bashke me Salehun Lulin , Monen & Co po me kujtoni nese mundeni ke keni futur ne burg per 21 Janarin apo Gerdecin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët