Juliana Hoxha nga arresti shtëpiak ankohet tek AMA: Nuk jam e arrestuar

Juliana Hoxha nga arresti shtëpiak ankohet tek AMA: Nuk jam e arrestuar

Juliana Hoxha

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, nga “arresti shtëpiak” ankohet tek AMA për mediat duke pohuar se nuk është e arrestuar. Juliana Hoxhës, nën hetim për abuzim me 5 tendera në Ministrinë e Drejtësisë, i është komunikuar nga Gjykata e Tiranës masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë me tenderat”. Por edhe pse nën masë sigurie, Hoxha është ankuar tek Autoriteti i Mediave Audiovizive me pretendimin se nuk është arrestuar asnjëherë dhe se këto lajme janë të pavërteta, abuzive dhe tendencioze të cilat kanë sjell një dëm të konsiderueshëm të imazhit të saj. Juliana Hoxha sëbashku me 11 zyrtarë të tjerë janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për abuzime me 4 tendera në kohën që kjo ministry drejtohej nga ministrant Petrit vasiuli e Ylli Manjani, të cilët gjithashtu po verifikohen për rolin e tyre. Për 3 zyrtarë të kësaj ministrie Juliana Hoxhën, Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa në kërkim mbetet Lusien Ali. Për 8 zyrtarë të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/02/2019 04:59

    Vetem te korruptuar ka shqiperia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!