Jupi në 'Pa Protokoll': Gara e 'Rithemelimit' e njëanëshme! Bushati: Ka mbështetjen e bazës! Lumezi: Demokratët të bashkohen pa Bashën e Berishën

TIRANË- Në emisionin "Pa Protokoll" në Repor TV, Edlira Bushati, anëtare e Këshilli Kombëtar të PD-së se Sali Berisha ka mbështetjen e demokratëve dhe prandaj u zgjodh si në krye të partisë.

"Sali Berisha, jo tani edhe sikur të hidhej në votë edhe me parë do të ishte përsëri i zgjedhuri sepse është personi më i votuar. Në 9 në shtator Basha  mori një vendimin personal për tu tërhequr. Pas formatimit të strukturës organizative, partia do të fillojë punën e opozitës", tha Bushati.

Për Taulanta Jupin, anëtaren e PD-së, rizgjedhja e Berishës është një devijim nga mundësia e bashkimi të demokratëve. Sipas saj, Basha i dha një mundësi partisë që ajo ta shfrytëzonte për riformim. Ndërsa me emrat e dalë nga "Rithemelimi"  për anëtarët e Kryesisë ajo tha se janë emrat e personave që i kanë shërbyer prej kohësh Berishës. Ajo i konsideroi zgjedhjet e Rithemelimit të njëanshme. 

"Dorëheqja e Bashës ishte një hap pas për t'i dhënë mundësinë të bashkohen. Për t'i dhënë  mundësinë bazës, demokratëve. Lidhur me emrat që falënderoi Berisha duhet të themi se ështrë një falënderim për ta që ndan PD-në. Unë kam bindjen që në listën fituese do të jenë personat që i kanë shërbyer Berishës në këto 20-25 vitet e fundit"

Kryeredaktori i 'Gazetës Panorama' Aristir Lumezi thotë së fajtorët kryesorë të përçarjes së demokratëve janë Berisha dhe Basha. Sipas tij, nëse PD-ja do të ketë një të ardhme ajo duhet të jetë pa grupimet e tyre.

"PD-ja ardhur në këtë pikë për shkak të Berishës dhe Lulzim Basha. Nuk kemi pasur një garë të drejtë në 2013. Berisha ka mbështetur vazhdimisht Bashën. Demokratët do të bashkohen pa grupin Berisha dhe grupin Basha. Berisha mendon se për të nuk ka një fund politik, por më dëm po i bën.  Nëse Berisha nuk do të shpallej 'non-grata', Basha do të ishte ende në drejtimin e PD-së,dhe Berisha ende drejtuesi i saj në heshtje. Duhet të ja dimë për nder SHBA-ve, sepse falë atij vendimi, PD-ja po ringrihet. Basha eksperiment i dështuar i Berishës nuk u arrit të  bëhej lider. Ai asnjëherë nuk ka vepruari vetëm. Basha duhet të konsiderohet si një kapitull i mbyllur.

Lidhur me publikimin e emrave për anëtar të Kryesisë së PD-së Lumezi i konsideron emrat e kandidatëve si të zhgëenjuerit nga Basha, ndërsa Ina Zhupën si një imazh të bashkimit të demokratëve. Ai cilëson si të rëndësishëm bashkimin e demokratëve para 25 korrikut.

"Ina Zhupa është imazhi i një bashkimi i demokratëve, ndërsa të gjithë të tjerët  janë të zhgënjyerit nga Basha. Unë kisha një thirrje, nëse demokratët nuk bashkohen para 25 korrikut , do t'i jepnin mundësinë Metës, që të merrte përkrahë të gjithë të pakënaqurit, të majtët dhe të djathtët.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD