Jurgen Klopp: Lojtarët që s'duan të qëndrojnë? Do i dërgoj personalisht në klubet e reja

Jurgen Klopp: Lojtarët që s'duan të qëndrojnë? Do i dërgoj personalisht në klubet e reja

Jurgen Klopp dhe Salah

Skuadra e Liverpoolit zyrtarisht nuk ka arritur të sigurojë Champions League për sezonin e ri 2023-24. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier League këtë edicion, me të kuqtë që luajnë nesër kundër Southampton. Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte vendin e katërt, duke treguar se secili lojtar që dëshiron largimin e ka derën të hapur.

"Gjithçka është në rregull. Nëse ndonjëherë një lojtar do të vinte tek unë dhe do të më thoshte:"Oh, ne nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, unë duhet të largohem". Unë vetë do ta çoja në klubin tjetër. Do merrja çelësin dhe do i thoja: 'Hajde në makinë! Ku dëshiron të shkosh? Unë të drejtoj", tha Klopp fillimisht.

Më pas Klopp foli edhe për raportin me Salah, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një largim të egjiptianit.

"Kjo do të ishte diçka që nuk mund ta kuptoja kurrë ."Oh, ne nuk u kualifikuam për Ligën e Kampionëve! Më duhet të luaj në Ligën e Kampionëve, kështu që unë do shkoj". Unë jam përgjegjës për këtë rrëmujë, kështu që ju nuk mund të shkoni në këto momente, nuk është fjala për Salah, aspak", tha Klopp.

Kujtojmë se sezonin e ri Liverpool nuk do jetë pjesë e Champions League, duke luajtur në Europa League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje