Juventus dhe Ronaldo heshtin kritikët, Milani në formë fantastike! City nuk përmbahet kundër Burnley-t (VIDEO-Golat)

Shumë diskutime dhe pikëpyetje për lojtarët dhe ekipin, por në ndeshjen e parë pas rikthimit të Seria A Juventus nuk ka falur. Bardhezinjtë kanë marrë tre pikët kundër Bologna-s si pasojë e një fitoreje me rezultatin 0-2. Takimi u zhbllokua që në minutën e 23 me Ronaldo-n që nuk fali nga penalltia e fituar me ‘VAR’. Më tej një perlë e Paolo Dyba-s mjaftoi për të pezmatuar Bologna-n, e cila nuk arriti të linte asnjë gjurmë në këtë takim. Me këtë fitore Juventusi vë në presion Lazio-n që tani duhet të fitojë ndeshjen e saj të mërkurën kundër Atalanta-s.

Një formë të mrekulleshme ka shfaqur në këtë rifillim të kampionatit edhe Milani i Stefano Piolit. ‘Djalli’ për tre pikët nuk është kursyer kundër Lecce-s duke dituar me rezultatin 1-4. Gjithsesi në fushën e blertë nuk ishte aq e lehtë pasi golit të Castellijo-s iu përgjigj në pjesën e dytë Mancosu. Më tej Milani vendosi të vriste ndeshjen, duke reakizuar tre herë me Bonaventura-n, Rebic dhe Leao-n. Më tre pikët Milani tregon se do të luftojë deri në fund për një vend në kupat e Europës.

Sonte ndërkohë, Napoli i Gatusso-s, fitues edhe i Kupës së Italisë për këtë sezon, luan përballë Verona-s, në një takim ku fitorja nuk bën punë vetëm për të qëndruar në zonën ‘Euro’, por edhe për të treguar një vazhdimësi me Gatusso-n.

E hëna në mbrëmje ka rezervuar edhe një sfidë të Premier League, me Manchester City-n që kundër Burnley-t ka mbajtur këmbën në gaz përgjatë gjithë 90 minutave. Skuadra e Pep Guardiolës, që gjithsesi nuk lufton dot për titull, ka fituar 5-0, falë golave të Foden dhe Mahrez që realizuan dopietë personale dhe David Silva-s,

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj