Juventus rikthehet te fitoret, Bayern kap sërish vendin e parë. Tottenham merr tre pikë me 'zemër në dorë' (VIDEO)

Juventus ka lënë pas zhgënjimin e një javë me parë kundër Verona-s pasi këtë të dielë ia ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 kundër Brescia-s për javën e 24 të Seria A. Në këtë 90 minutësh në Allianz Stadium kampionët në fuqi të Italisë gjetën rrugën e rrjetës në të dy fraksionet e lojës.

Fillimisht ishte Paolo Dybala që në minutën e 38 realizoi një gol mbresëlënës me goditje dënimi, duke zhbllokuar rezultatin pak sekonda pasi ekipi mik ishte ndëshkuar me karton të kuq. Në pjesën e dytë Brescia ishte e pafuqishme për të reguar, një situata që u shfrytëzua nga Juventusi për t’i dhënë goditjen fatale me Cuadrado-n.

Në Bundesligë fitorja 1-4 kundër Koln e ka kthyer Bayern Mynchen në krye të kampionatit me 46 pikë. Ky takim nuk pati shumë histori pasi Lewandowski zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, ndërsa pas vetëm 120 sekondash Kingsley Coman dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë do të mbyllej 0-3 si pasojë e golit të Gnabry-t, ndërsa në pjesën e dytë, para se të vendasit të realizonin golin e nderit, Bayern shënoi sërish me Gnabry-n.

Në Premier League Tottenham-i Jose Mourinho-s ka marrë një fitore me zemër në dorë kundër Aston Villa-s. ‘Spursat’ ia kanë dalë të marrin tre pikët me rezultatin 2-3 falë një goli të realizuar në minutën e 94 nga koreano-jugori Soon. Më herët Aston Villa mori e para avantazhin pas një autogoli të Alderëeireld, i njëjti protagonist i cili më pas do të barazonte shifrat. Më tej Son përmbysi në pjesën e parë, por një gol i Engels vendosi përkohësisht barspeshën.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento