Juventusi i treti nga fundi e pa fitore barazon me Milanin, Real Madrid e PSG nuk gabojnë (VIDEO)

Juventus-Milan mbyllet në barazim. Në superndeshjen e javës së 4-të të Serisë A në Torino pati paqe pasi sfida u përfundoi 1-1. Morata me një aksion fantastik i dhuroi avantazhin bardhezinjve që në minutën e 4-të por kroati Ante Rebic barazoi 15 minuta nga fundi. Milani bashkëkryeson me Intern me nga 10 pikë ndërsa Juventus është në krizë. Bardhezinjtë në katër ndeshje nuk kanë arritur asnjë fitore dhe me vetëm 2 pikë gjenden në vendin e tretë nga fundi.Roma pësoi humbjen e parë ndërsa Lazio barazoi me Cagliarin.

Në La Liga Real Madrid përmbysi në vetëm dy minuta Valencian duke fituar 2-1 në Mestalla dhe mban vendin e parë në renditje. Vendasit shënuan të parët me Hugo Duro ndërsa në minutat 86-të dhe 88-të fillimisht Vinicius e më pas kapiteni Benzema i dhanë fitoren madrilenëve. Pas 5 ndeshjeve të para Reali kryeson në Spanjë me 13 pikë ndërsa Barcelona sonte pret Granadën.

PSG di vetëm të fitojë në Ligën e parë franceze. PSG-ja e mposhti 2-1 me përmbysje Lyon dhe njeh 6 fitore në po kaq ndeshje duke kryesuar me 18 pikë të plota. Lucas Paqueta kaloi Lyon në avantazh por për PSG barazoi Neymar me një penallti që e fitoi po vetë. Messi luajti titullar dhe nuk shënoi dot madje u acarua me trajnerin kur e zëvendësoi. Golin e fitores e shënoi argjentinasi Mauro Icardi në kohën shtesë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza