Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh

Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli po bën një punë të shkëlqyer këtë sezon në mbrojtjen e Empolit dhe Kombëtares, e për rrjedhojë ofertat për të nuk mungojnë.  Trajneri i Empolit, Roberto D'Aversa ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke pranuar se Ismjali është gati për kapërcimin e madh.

Madje, sipas medieve në Itali, "Zonja e Vjetër" ka dërguar emisarët e vet sot në Pragë, aty ku luhet Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, për të parë nga pranë Ismajlin.

Mes temave të shumta të trajtuara, trajneri i klubit toskan, Roberto D'Aversa flet për “xhevahirët” e shumtë që kanë spikatur te “të kaltrit”, mes tyre edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji.

“Ismalji tashmë është gati për një klub të madh”, ka thënë trajneri i Empolit. 28-vjeçari shqiptar po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij në kampionatin italian, madje u zgjodh edhe në formacionin e muajit shtator në Serie A.

Ismalji u bashkua me Empolin në verën e vitit 2022 dhe që nga ajo kohë është një titullar fiks i skuadrës toskane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guida Kulturore/ ‘Gruaja e burrit tim’, premierë në 15 dhe 16 nëntor në qendrën ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit

Guida Kulturore/ ‘Gruaja e burrit tim’, premierë në 15 dhe 16 nëntor në qendrën ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit